Ahmeti: 29 vite shtet – kemi bërë rrugë të gjatë dhe të vështirë

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, nëpërmjet një postimi në Facebook ka uruar ditën e pavarësisë së Maqedonisë.Ai shkruan se gjatë 29 viteve të shtetndërtimit, rruga ka qenë e gjatë dhe e vështirë.“Në 29 vite shtet kemi bërë një rrugë të gjatë e të vështirë, e megjithatë edhe më tej ndodhemi para sfidave të mëdha. Është detyrë e jona që këto sfida,një nga një, ti zgjidhim sot, që gjeneratat e ardhshme të jetojnë në paqe e prosperitet”.“Urime ditën e pavarësisë së Maqedonisë së veriut dhe mirënjohje të gjithë qytetarëve, por edhe miqve ndërkombëtarë që janë me ne e pran nesh në rrugëtimin tone”, ka shkruar Ahmeti.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…