Ahmeti: Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu janë rrezatim frymëzues për breza të tërë veprimtarësh

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka kujtuar Afrim Zhitinë dhe Fahri Fazliun në përvjetorin e 33 të rënies së tyre.

Sot kur bëhen plot 33 vjet nga rënia e tyre, i kalitur me krenari në mendjet dhe zemrat tona qëndron kujtimi për personalitetin e tyre revolucionar dhe intelektual që e vendosën në shërbim të kauzës së drejtë të kombit, ka shkruar mes tjerave Ahmeti.

Dy shokë që në rrugët e jetës i bashkoi ideali i lirisë, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu me atdhedashurinë, guximin, vigjilencën e veprimit dhe flijimin për përjetësinë e Kosovës, do të bëhen rrezatim frymëzues për breza të tërë veprimtarësh në epopenë e qëndresës së saj heroike.

Sot kur bëhen plot 33 vjet nga rënia e tyre, i kalitur me krenari në mendjet dhe zemrat tona qëndron kujtimi për personalitetin e tyre revolucionar dhe intelektual që e vendosën në shërbim të kauzës së drejtë të kombit.

Qoftë i paharrueshëm kujtimi për Afrim Zhitinë dhe Fahri Fazliun!
Lavdi e përjetshme të gjithë dëshmorëve të kombit!

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…