Ahmeti: BDI e ka vrarë frikën, të bashkohemi në frontin pro-europian

Nën organizimin e kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti sot është mbajtur Kokteji Tradicional i Fundvitit, ku të pranishëm ishin drejtues institucionesh dhe aktivist të BDI-së.

Para të pranishmëve, kryetari Ahmeti ka mbajtur fjalë rasti duke elaboruar kështu të arriturat e vitit si dhe sfidat dhe projektet që do të ndërmeren gjatë vitit të ardhshëm.

Në vazhdim fjalimi i plotë:

Të nderuar vëllezër e motra,

Të dashur  kryetar të këshillave vendor, të degëve miq të Bashkimit Demokratik për Integrim,

I dashur kryetar i Kuvendit, i dashur kryeministër, zëvendëskryeministër i parë, ministra deputet, kryetar të komunave,  Ju përshëndes dhe u përgëzojë për praninë në ndarjen nga ky vit që e lamë pas, dhe pas një takimi gati të munguar për dy vite me radhë për shkak të virusit, epidemisë Korona me ç’rast shumë familje u prekën nga ky armik i padukshëm.

Në përgjithësi gati se çdo kush e ka përjetuar, andaj  ju përgëzojë për praninë këtu dhe për të bërë një përmbledhje çka është bërë dhe ç’duhet bërë në vitin që pason.

Të nderuar vëllezër e motra

Ne Bashkimi Demokratik për Integrim kemi përgjegjësi morale e kombëtare që gjërat ti adresojmë ashtu

siç i adresuam për 20 vite me radhë. Pikërisht ky adresim në kohë të duhur, në menaxhim të duhur na ka bërë fitimtar dhe të pamposhtur për 20 vite me radhë.

Njëkohësisht më keni bërë krenarë ju bartësit e përgjegjësive me mbështetjen që më keni dhënë që unë si drejtues i Juaj edhe në politikat legale të jem i pahumbur, i pafituar, i pamposhtur, ashtu siç isha i pamposhtur në përpjekjet e mija 20 vjeçare për të përmbysur sisteme dhe regjime anti-shqiptare, jugosllave.

Unë vetëm assesi nuk do mund të isha i suksesshëm, por punët e mëdha bëhen me shok, me misionar me idealist që Bashkimit Demokratik për Integrim nuk i kanë munguar dhe në vazhdimësi, këto idealist e misionar janë frymëzuar dhe forcuar që në dekadat be ardhshme të jemi edhe më të suksesshëm në adresim të çështjeve në drejtim të misionit tonë fisnik.

Pikërisht këto fitore të njëpasnjëshme, këto punë të pranueshme për qytetarët i kanë vënë në siklet grupe të caktuara, politikan të caktuar për të hartuar platforma se si të mposhtet dhe të nxirret  nga veprimi Bashkimi Demokratik për Integrim, që sipas tyre qenka një rrezik për pozitën që e kanë, qenka rrezik për ardhmërinë e Maqedonisë së Veriut. Po ju them të gjithë atyre grupeve që rrotullohen se ne me hile nuk e kemi pas, me hile nuk kemi punuar, as ndaj votuesve tanë, as ndaj bashkëqytetarëve tanë maqedonas. Përkundrazi, bashkëqytetarët tanë maqedonas, partitë politike që përfaqësojnë komunitetin maqedonas, gjithmonë kanë pasur dorën e zgjatur të Bashkimit Demokratik për Integrim për të ndërtuar një vend sa më stabil dhe me ardhmëri të sigurt.

Ne jemi dëshmuar! Marrëveshja e Ohrit avancon jo vetëm shqiptarët, por edhe minoritetet tjera të cilat kanë qenë të margjinalizuara, por avancon dhe stabilizon edhe shtetin dhe Republikën tonë sepse duke pasur një Republikë stabile kemi edhe një ardhmëri të sigurt. Marrëveshja e Ohrit ka qenë adresa jonë ku ne kemi investuar dhe bëjmë thirrje që asnjë të mos mendoj të shtanget nga kjo marrëveshje ashtu siç bëjnë tjerët me Marrëveshjen  e Prespës e cila na bëri vend anëtar të NATO-s të rreshtuar nën ombrellen e vendeve me stabilitet e siguri.

Marrëveshja për fqinjësi të mirë gjithashtu është një moment tepër i rëndësishëm për ardhmërinë dhe sigurinë. Motoja jonë ka qenë dhe mbetet zero problem me fqinjët! Neve na duket e paarsyeshme dhe i tepruar gjithë ky politizim me vendin tonë fqinjë Bullgarinë. Gjërat duhet të shtrohen me racionalitet dhe arsye. Po e them me sinqeritetin më të madh Bashkimi Demokratik për Integrim, por edhe gjitha partitë politike shqiptare asnjëherë nuk kanë punuar me hile dhe në dëm të bashkëqytetarëve të vet maqedonas. Ky është moment historik. Ndryshimi i Kushtetutës hap rrugë drejt BE-së, andaj ky është një moment legjitimimi edhe ndërkombëtar për bashkëqytetarët tanë dhe kombin maqedonas. Ndryshe, do të lihet hapësirë për dyshime dhe interpretime se pse nuk pranohet komuniteti bullgar me ndryshimet Kushtetuese. Me vet kontestimin, me hapjen e këtyre dilemave, sigurisht se kjo rrugë edhe kontribuohet edhe vështirësohet. Andaj, sa më parë që të marrë adresim kjo çështje, aq më mirë është për vendin dhe perspektivën dhe ardhmërinë e përbashkët tonën.

Unë me një rast me liderët e partive politike, jo më larg se para një muaji përdora apelin e Gjergj Fishtës: “Ne vërtet kemi Bajram e Pashkë të ndarë, por Shqipërinë e kemi bashkë!”.

Ua thashë mu në tryezën e partive politike, ne vërtet gjuhën dhe traditën i kemi të ndara por Maqedoninë e Veriut e kemi bashkë. Të gjithë duhet të përpiqemi të punojmë për ardhmërinë e brezave, sepse e ardhmja do unifikim rreth çështjeve që kanë të bëjnë me integritetin, sovranitetin e shtetit, me ardhmërinë e sigurt të gjeneratave.

Kush është ardhmëria?

Ardhmëria është që ne ti rekemi punës me sinqeritet të punojmë që të kemi një veting të mirëfilltë. Sundimi i ligjit, shteti juridik është domosdoshmëri që ne duhet ta bëjmë me përgjegjësi maksimale. Kjo përgjegjësi nuk i takon vetëm Bashkimit Demokratik për Integrim, por është e të gjitha subjekteve politike, shoqërisë civile, detyrë e përhershme e mediave. I sigurojë mediat dhe shoqërinë civile se te ne kanë një partnerë të sigurt, për arsye se pa miratimin e këtij ligji nuk mund të bëjmë asnjë hap drejt integrimit të vendit drejt BE-së.

Pa sundim të ligjit asnjë nuk bëjmë me integrimin e vendit drejt BE-së. Për anëtarësimin në BE ne mund të bëjmë deklarata edhe të bukura në ekranet televizive se do bëjmë këtë apo atë në të mirë të vendit, por të gjitha janë premtime zero, sepse ne vendin mund ta ndryshojmë, njerëzit mund ti ndalim që ato mos i braktisin foletë e tyre ku kanë lindur për të kërkuar jetë më të mirë në vendet e Evropës perëndimore, por njerëzit në foletë e tyre mund të mbeten vetëm e vetëm me anëtarësimin e vendit në BE.

Njerëzit kërkojnë jetë më të mirë, paga më të mira, standard më të mirë dhe ne nuk mudn të bëhemi patriot dhe ti thërrasim të gjithë ato që kanë braktisë, apo janë instaluar me dekada të tëra në vendet e Evropës perëndimore që në emër të patriotizmit të kthehen në foletë e tyre, në vendet e tyre. Këtë thirrje dhe apel ne mund ta bëjmë atëherë kur ti krijojmë kushtet, standardet ashtu siç i krijuan kushtet vendet të cilat kishin një mërgatë gati njëçerk të popullsisë si Spanja dhe Portugalia, me anëtarësimin në BE.

Në gjithashtu kërkojmë dhe partner na kanë, shoqëria civile, mediat dhe partitë tjera politike, që të luftojmë e punojmë kundër drejtësisë selektive, gjithashtu inkurajojmë bashkëpunimin mes komuniteteve, në veçanti mes dy komuniteteve që janë përgjegjës për sigurinë dhe bartës të sovranitetit dhe integritetit të këtij vendi.

Nuk më pëlqejnë dhe nuk mund që mos e them këtë para jush, iritimin që ndjejë kur dëgjojë nëpër ditarë televiziv që grupe të caktuara hidhërohen dhe vjellin vrer kundër BDI-së. Kujt ja kemi zënë diellin ne? Kujt ja kemi marrë hisen ne?  Në vend që ti gëzohen Bashkimit Demokratik për Integrim, ideologjisë së BDI-së, punëve të BDI-së, ato vjellin vrer. Cila parti ju thërret në solidaritet për ta luftuar të keqen? Ne na keni partner, ju mediat dhe e gjithë shoqëria civile, që vendin sa më parë ta shpijmë drejt BE-së.

Sigurisht se ka problem të pazgjidhura siç është problemi i Kosovës me Serbinë. Pavarësisht deklaratave apo analizave që bëhen se gjoja unë paskam qenë kundër ndryshimit të kufijve, unë pa i rënë brisk fytyrës për atë pavarësi dhe për ato kufij të Kosovës kamë dhënë gjithçka nga jeta ime. Unë nuk bëjë pazare me copa të vendit i cili është larë me gjak, është gjak i shokëve të mijë. është gjak i Fazli Gravçevcit, Rexhep Malës, Femi Lladrovcit, Afrim Zhitisë, Fahri Fazliut, Luan Haradinaj, është gjak i qindra ushtarëve që unë i kam pasur si vëllezër dhe kam qenë në të njëjtat llogore me ata, dhe mua ky gjak nuk mëë lë të bëjë pazare për tokat e shenjta shqiptare të lara me gjak. Prandaj, mos gabojnë, sepse unë nuk jam i koluareve dhe politikave të gjelbra dhe të verdha. Reciprocitet mes Kosovës dhe Serbisë, njohja e ndërsjelltë kjo është e ardhmja e Ballkanit Perëndimor.

Të nderuar,

Për të gjitha këto që thashë dua të citojë Ruzveltin: “Të vetmen gjë që duhet t’ia kemi frikën është vet frika”.

BDI frikën e ka vrarë! BDI është paraqit guximshëm me projekte dhe misione që i ka!

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…