Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim z.Ali Ahmeti sot nëkuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut takoi Ministrin e Punëvetë Jashtme të Republikës së Shqipërisë z.Gent Cakaj i cili po qëndronpër vizitë zyrtare në vend.z.Ahmeti gjatë këtij takimi vëllazëror me z.Cakaj ka thënë se Maqedoniae Veriut dhe Shqipëria kanë marrëdhënie të mira ndër-fqinjësore dhe qëtë tilla do të mbeten përherë.Kryetari i BDI-së z.Ali Ahmeti Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë Cakaji ka thënë se beson që gjatë periudhës që vjen partneriteti dhebashkëpunimi mes dy vendeve tona do të zgjerohet në funksion të paqes,stabilitetit dhe mirëqenies rajonale për të përmbushur synimin tonë tëpërbashkët strategjik të integrimit në Bashkimin Evropian.Ahmeti dhe Cakaj diskutuan edhe për marrëveshjen e Uashingtonit midisRepublikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Ata vlerësuan se kyvendim është një hap para drejt marrëveshjes përfundimtare për njohje tëndërsjellë mes dy vendeve.Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe për tema të tjera politike nëvend dhe rajon.