Ahmeti: Mirëpres vazhdimin e bisedimeve Kosovë-Serbi në Shkup, mbështes arritjen e një marrëveshje finale

Tejkalimi i çështjeve të hapura si dhe arritja e një marrëveshje ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Serbisë është hap i mirëpritur për kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Në rrjetin social Facebook, Ahmeti shkruan se një marrëveshje finale do të dërgonte drejt njohjes së ndërsjelltë ndërmjet dy shteteve.

Me theks të veçantë kreu i BDI-së ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian që po kontribuojnë në zgjedhjen e një problematike që tangon gjithë rajonin për vite të tëra.

Statusi i plotë:

Dialogu i drejtpërdrejtë midis Prishtinës dhe Beogradit, i lehtësuar nga BE dhe SHBA , është mënyra e drejtë për tejkalim të çështjes së hapur midis dy vendeve që tangon fqinjësinë, gjithë rajonin dhe kontinentin.
Mbështes plotësisht arritjen e një marrëveshje finale për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, me rezultat përfundimtar të njohjes së ndërsjellë.
Përshëndes angazhimin e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialog por edhe në zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe mirëpres vazhdimin e bisedimeve në fazat vijuese që pritet të mbahen në Shkup për çështjet që kanë mbetur të hapura.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…