Ahmeti në Opinion: Kosova duhet të ketë një fund të dobishëm

Tiranë, 22 qershor – Unë dua që Kosova të ketë një fund dhe ai fund të
jetë i dobishëm për Kosovën. Të mbyllet një vrimë e zezë në rajon, në
Ballkanin Perëndimor. Mbase situata është shumë interesante, për herë të
parë shoh një angazhim shumë serioz të SHBA-ve dhe duke e pasur parasysh
këtë seriozitet, tanimë më rritet bindja se rreziku nga Lindja është
mjaft serioz. Kështu ka thënë lideri i Bashkimit Demokratik për
Integrim, Ali Ahmeti, i ftuar në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut
në TV Klan.
“Jo pak aktivitete nga Lindja ka patur në mënyrë shumë të sofistikuar
dhe shumë të organizuar. Po punohet intenzivisht nga NATO, SHBA-të dhe
BE. Në Evropë dihet që ka vende që nuk e kanë njohur Kosovën dhe
sigurisht ka divergjenca brenda BE-së. Sigurisht se, duke vlerësuar
situatën në Ballkanin Perëndimor, SHBA kanë një qasje shumë më të
organizuar, sepse Kosova është një projekt euro-amerikan. Të gjitha
projektet i kanë bërë bashkë me Evropën, deri para dy ditësh”, tha
Ahmeti, ndërsa ka shtuar se duhet guxim për të zgjidhë këtë problem kaq
të madh.
“Kosova nuk është problem vetëm i Kosovës, por edhe i rajonit dhe i
gjithë Evropës. Është problem i gjithë shqiptarëve, sepse shqiptarët
kanë hequr nga regjimet serbe. Kanë të vrarë gjithandej… Kjo çështje
shtrohet edhe për pajtim dhe ashtu duhet parë, jo vetëm për shqiptarët e
Kosovës, por edhe shqiptarëve në përgjithësi që kanë pasur tragjedi nga
regjimet serbe. Ne duhet inkurajojmë të gjithë shqiptarët, edhe Tiranën
në këtë drejtim”, u shpreh Ahmeti.
Për zgjidhjen e problemeve të mëdha, ka vijuar më tej ai, duhet të
tregohet burrështetësi, guxim. “Zgjidhje që do të kënaq palët nuk do të
ketë asnjëherë, por pres një zgjidhje dhe kompromis të mirë. Koha ka
treguar gjithandej se kompromiset janë më të mira se sa kokëfortësia”,
tha lideri i BDI-së.

Related posts

Projekti “Be Clean, Be Green” bashkon Haraçinën dhe Rahovecin për zgjidhje rajonale në fushën e mjedisit jetësor

Sot, Komuna e Haraçinës në kuadër të projektit “Be Clean, Be Green”, organizoi me sukses konferencën ndërkufitare duke bashkuar autoritetet lokale, ekspertët…

Ahmeti pret ambasadoren norvegjeze, konfirmon angazhimin e Poll Villiams mbi platformën e legjitimitetit

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka takuar Ambasadoren e Norvegjisë në Maqedoninë e veriut, zonjën Kristin Melsom. Bashkëbiseduesit…

Ali Ahmeti: Beteja për legjitimitet dhe dinjitet në çdo vendbanim dhe institucion

Bashkimi Demokratik për Integrim në Gostivar mbajti një mbledhje në përbërje të gjerë të strukturave të partisë. Në këtë mbledhje, të ftuar…