Shtabi Qendror Zgjedhor pranë Bashkimit Demokratik për Integrim në vazhdën e tubimeve nga qyteti në qyteti është duke marrë një mbështetje të madhe për idenë e kryetarit të BDI-së, z.Ali Ahmetit që në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare të dilet me kandidat për herë të parë për kryeministër shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Një përgjigje të madhe sot i dhanë banorët e Komunës së Gostivarit të cilit ishin tubuar në mënyrë masive për ti thënë PO idesë për kryeministër shqiptar.
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti tha para banorëve të Gostivarit se edhe në këtë cikël zgjedhorë mediumet nga katër anët e vendit janë duke ja parashtruar pyetjen pse duhet votuar BDI-ja.
“Një përgjigje në mendjen time erdhi si një meteor. Cilën ta votojnë qytetarët në rast se nuk votohet BDI-ja! Cila është zgjedhja më e mirë. Jam i bindur se shqiptarët n këtë vend janë mirënjohës pasi me mund e sakrificë, me gjak i kemi të arriturat e lirisë së sotme dhe asgjë nuk kemi dhuratë. Unë jam ai që i kam provuar mbi shpatullat e mia duke i patur shumë vështir këto 20 vite pasi atyre kundërshtarëve ju duket se ua shkëput zemrën nga gjoksi për çdo avancim për të drejtën e shqiptarëve si dhe për investitorët në vazhdimësi pasi kamë kërkuar që ata të favorizohen dhe përkrahen pra me një fjalë ne kemi kërkuar pjesën ton”, u shpreh Ahmeti.
Ndër të tjerash, kryetari i BDI-së, z.Ali Ahmeti tregoi se i është parashtruar pyetja se çka mendon për deklaratën e kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev, se partia e Ahmetit e ka kohën të shkoj në opozitë.
“Kësaj radhe e teproj Zoran Zaevi me këto deklarata dhe nuk është ai që e dërgon BDI-në në opozitë. BDI-në vetëm një forcë është që mund ta dërgoj në opozitë dhe ato janë votuesit e saj, janë shqiptarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Po që se nis unë tani këtu të bëjë përralla të them më e besueshme është që BDI-ja të vazhdoj prezencën e saj në Qeveri por Zoran Zaevi nuk do të jetë kryeministër. Mos të ngucen me neve se nuk do ja dalin pasi do të ju ndodhë si para 20 viteve kur jemi ulur e negociuar për shumë çështje madhorë e në veçanti për ndarjen territoriale ku e humbën lojën duke menduar se vijnë na mali e nuk dimë politikë e as diplomaci,” potencoi Ahmeti.
Në fund të fjalimit, kryetari i BDI-së, z.Ali Ahmeti tha se këto ditë sërish i është parashtruar pyetja se pse tani doli ideja e kryeministrit shqiptar në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare.
“Nuk kamë çka të ju bëjë kolegëve maqedonas që drejtojnë partitë e tyre politike por edhe të këtyre që drejtojnë partitë politike shqiptare që nuk i lexojnë dokumentet me rëndësi të veçantë të BDI-së. Kjo ide buron nga viti 2009 në kongresin e 17 dhjetorit. Vendosën udhëheqës shqiptarë në ministrin e Mbrojtjes, Punëve të Brendshme, Gjykatës Kushtetuese, Avokatin e Shtetit, Avokatin e Popullit dhe më në fund edhe në krye të Parlamentit. Prisja që këtë ide ta përshëndesin e jo të bëjnë panik e të frikësohen nga kjo ide. Pasi me kryeministrin shqiptar dhe kryetarin e parlamentit është nderuar vetë shteti. Është krenari që për ne si shqiptarë dhe për vetë shtetin që ka dy nobelistë Nënë Terezën dhe Ferid Muratin. Unë ju sigurojë që ata që kanë frikë nesër do të krenohen me kryeministrin shqiptar,” përfundoi Ahmeti.