Ahmeti nga Kërçova: Maqedonia ka dy nobelistë shqiptarë, nuk kanë pse frikësohen edhe prej një kryeministri shqiptarë

Karvani i Bashkimit Demokratik për Integrim sot ka qëndruar në Komunën e
Kërçovës ku në vazhdën e takimeve me aktivist, simpatizantë dhe qytetar 
  me fjalimet e tyre u paraqitën  kandidatit për kryeministër i RMV-së,
z.Naser Ziberi, bartësi  listës në njësinë zgjedhore nr. 5, Talat
Xhaferi kryetari i  Komunës, z.Fatmir Dehari si dhe  kryetari i partisë,
z.Ali Ahmeti.

Kryetari i BDI-së, z.Ali Ahmeti nga sheshi i Kërçovës, tha se sot është
një ditë e madhe,  data 4 korrik që shënon ditën e pavarësisë së
Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Të nderuar vëllezër dhe motra, të dashur bashkëveprimtarë, do të doja
nga ky shesh sot të shprehë një urim që më del thellë nga zemra  duke ja
uruar përvjetorin e pavarësisë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.  Një
urim për një mikë të madhe që në ditë të vështira ishte pranë nesh dhe
na përkrahu në qëndrimet tona të drejta,” u shprehë Ahmeti.

Kryetari i  BDI-së, Ahmeti bëri të ditur se në këtë cikël zgjedhorë do
të bëhet avancimi i mëtejshëm  i çështjes shqiptare duke i përfaqësuar
denjësisht shqiptarët në nivelet më të larta të institucioneve
vendimmarrëse.

“Mos i dëgjoni të tjerët se thonë se nuk bëhet! E shihni se gjithë
shteti merret me idenë tonë dhe i tërë rajoni. Kjo ide  është një e
drejtë e pa mohueshme, legjitime që ky vend të ketë kryeministër
shqiptarë dhe nuk ka  asnjë dyshim që kryeministri me 16 korrik do të
jetë fitimtarë ku ne do të jemi çelësi, do të jemi vendimtarë për
Qeverinë e re. Jam i sigurt se shqiptarët kanë dit ti mbështesin idetë e
mëdha, dhe këtë radhë do të bëjnë hapin e duhur duke na mbështetur që ta
përfaqësojmë shtetin në institucionin më të lartë në Qeveri,” potencoi
Ahmeti.

Në mes të tjerash kryetari i BDI-së, Ahmeti para qytetarëve të Kërçovës
shtoi se ky vend ka nxjerr dy nobelistë  shqiptarë edhe atë Nënë Terezën
dhe Ferit Muradin gjë që krenohet Maqedonia ndërkaq nuk dëshirojnë
kundërshtarët që kryeministri i vendit të jetë shqiptarë.

“Është në nder të këtij vendi e nderon Republikën e Maqedonisë së Veriut
i afron i bashkon komunitet, nuk i ndanë. Çka i ndodhi Kërçovës me
gjithë atë piskamë  para 10 viteve në zgjedhjet komunale se nuk e japin
Kërçovën se do na dëbojnë shqiptarët. Sot Kërçova funksionon më së miri
se çdo vend në këtë Republikë në komunikim dhe bashkëpunim shqiptarë dhe
maqedonas dhe e them  me krenari në këtë shesh. I frikësoni në atë kohë
njerëzit duke e nxjerr kryetarin e komunës z.Fatmir Deharin me uniformën
e UCK-së. Pikërisht prej këtu del apeli se nga kryeministri shqiptarë
nuk duhet të frikësohen  asgjë nuk i gjënë përkundrazi vendit  do ti
shërbej,”  ishte decid në fjalimin e tij kreu i integristëve, Ahmeti.

Në fund të fjalimit të tij, Kryetari i BDI-së, Ahmeti tha se këto ide
nuk janë të kota, nuk ja nxjerr për tu tallur me votuesit.

“Idetë tona i vendosim që të realizohen dhe të jeni të sigurt se të
gjithë bashkë do ti realizojmë duke filluar nga sundimi i ligjit,
vetting në të gjitha institucionet, mirëqenia ekonomike, rritja e
pagave, investime në ekonomi dhe në të gjitha frontet do të dalim
faqebardhë. Qëllimin e kemi të drejt dhe të gjithë së bashku me 15
korrik të votojmë për kryeministrin shqiptarë,” përfundoi Ahmeti.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…