Ahmeti: Njëjtë si në Tiranë, Skënderbeun e kemi edhe në Shkup

Tiranë, 22 qershor – Në Maqedoni flamuri kombëtar shqiptarë është i
zyrtarizuar. Gjobitet çdo zyrtarë që nuk e respekton këtë në Komuna dhe
objekte tjera shtetërore, ka thënë lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në
emisionin “Opinion” në Klan TV.


“Nëse ju në Tiranë e keni Skënderbeun, edhe unë në sheshin e Shkupin e
kam Skënderbeun. E Kemi edhe Hasan Prishtinën, Nexhat Agollin, Pjetër
Bogdanin… Gjuha shqipe është gjuhë zyrtare, edhe pse duhet unë në
implementimin e saj në të gjitha nivelet. Në Maqedoninë e Veriut, 
flamuri kombëtar shqiptarë është i zyrtarizuar. Gjobitet çdo zyrtarë që
nuk e respekton këtë në Komuna dhe objekte tjera shtetërore”, tha
Ahmeti, ndërsa shprehu sërish keqardhje për copëtimin e votës shqiptare.


“Para disa vitesh, kemi pasur 29 mandatesh deputetësh. Tani, një parti
ka shkuar në koalicion me LSDM-në. Dy partitë tjera kanë bërë koalicion,
ndërsa ne dhe partia e z.Menduh Thaçit shkojmë të vetme në zgjedhje.
Mendoj se d të dalim më mirë se para katër vitesh, por përsëri nuk do të
kemi mandatesh sikurse kishim dikur”, tha Ahmeti.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…