Ahmeti: Para lirisë, dëshmorët kanë vënë jetën

Nën përkujdesjen e kryetarit të Bashkimit Demokratik përIntegrim, z. Ali Ahmeti sot me rastin e 5 Majit – Ditës së Dëshmorëveështë organizuar Akademi përkujtimore për të gjithë dëshmorët e rënë.Me këtë rast, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe prijësi ishqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, z. Ahmeti mbajti fjalim rasti, dukefolur mbi luftën dhe sakrificën e popullit shqiptarë, përkujtimin mbidëshmorët dhe të rënët për lirinë që ne sot e gëzojmë, për të arriturate shqiptarëve dhe barazinë si dhe për rrugën të cilën duhet ndjekurpopulli jonë dhe ai në rajon drejtë heqjes së kufirit mes tyre.Në vazhdim ju sjellim fjalimin integral të z. Ahmeti.Të nderuar bashkëluftëtarë,Të nderuar familje të dëshmorëve,Të nderuar të pranishëm,Sot është 5 Maji dita e përkujtimit, dita e mos-harrimit, të atyrengjarjeve të mëdha që ndodhën tash e 20 vite më parë, ne në çdopërvjetor dhe në çdo 5 Maj e freskojmë kujtesën tonë, e duke freskuarkujtesën tonë bëjmë porosi për gjeneratat e ardhshme se e kaluara nuk kaqenë një dramë me ca akte por ka qenë një moment sakrificash, dhimbjesh,për më të afërmit, për familjet, por njëherësh pa këta sakrifica poredhe pa dhimbje nuk do të bëhej ajo që është bërë që me shekujshqiptarët kishin punuar, luftuar për ditë të bardha e të lira.Sot bëhen 20 vjet ku përkujtohen dëshmorët e parë, përkujtohen dëshmorëtnga të gjithë ne, me vizita në familje, varreza, por për shkak tësituatës së jashtëzakonshme që kemi, këto vizita kanë qenë të kufizuaradhe vlerësuam që këtë 20 vjetor të mblidhemi tok këtu në respekt tëheronjve dhe dëshmorëve dhe familjeve të tyre dhe në përkujtim për tëgjithë familjet dhe atdhetarë e patriotët se në asnjë moment nuk do tëshmangim porositë dhe idealet për të cilat ranë e u sakrifikuanbashkëluftëtarët, heronjtë dhe dëshmorët tanë.Ne kemi arritur mjaft, por e mjaftueshme asnjëherë nuk është përderisamisioni jonë, punët tona akoma nuk janë përmbyllur, kemi edhe shumë përtë bërë sepse kemi obligim ndaj të rënëve, kemi obligim ndaj gjakut qëështë derdhur dhe para familjeve të dëshmorëve e misionarëve të mëdhenjqë ka pasur kombi ynë.Ne jemi të vetëdijshëm për përballjet që na presin, por njëherësh jemiedhe të përgatitur për ato përballje, as nuk jemi frikësuar e as nuk dotë frikësohemi nga vështirësitë dhe përballjet që na presin, amanet eideal i dëshmorëve ka qenë që flamuri kombëtarë të valëvitet i lirë, kyamanet është realizuar, amanet ka qenë që gjuha e nënës të ligjërohet papengesa, kemi arritur që ta bëjmë dhe të ligjërohet në tre universitetenë gjuhën e nënë së dëshmorëve të rënë, kemi arritur tëinstitucionalizojmë krenarinë dhe dinjitetin e shqiptarëve që dikurishte i përdhosur dhe sakatosur, them përsëri që edhe shumë punë paranesh ka, sot pavarësisht të arriturave që janë bërë, në vendin tonë dhenë rajon sigurisht që ka forca akoma që duan t’i hedhin flakë rajonit,duke bërë projekte e strategji ku ne shqiptarët e Maqedonisë të jemi tëkujdesshëm dhe mos biem në grackë të provokimeve me gjoja oferta tënacionalistëve, gjoja se për një rend më të mirë shoqëroro-politik sepsepër marrëveshjen e Ohrit çmimi ka qenë i lartë, është një marrëveshje ecila ndryshoi statusin politik dhe juridik të shqiptarëve në trojet eveta, ne e mohuam ndarjen e këtij shteti e konsideruam dhe në tëkaluarën si shtet tonin por jo si qiraxhi por si zot të shtëpisë,dalzotës në shtëpinë tonë përderisa ke gjuhë e flamur e universitetesigurisht që je, çdo eksperiment nuk do të ishte i leverdishëm për neshqiptarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për ne detyrë është tëkapim hapin e duhur e të anëtarësojnë vendin në BE ashtu siç e bëmë nëNATO, detyrë është që të punojmë bashkë edhe me bashkëqytetarët tanë qëky vend është i përbashkët dhe duhet të anëtarësojmë në BashkiminEvropian, bashkë të angazhohemi dhe kufijtë e ndarjes të hiqen, nuk kaarsye të ketë kufij midis shqiptarëve dhe popujve tjerë por të vendosetnjë standard siç e ka vendos Evropa e bashkuar, ne nuk kërkojmë më shumëse sa vet standardet që i ka vendos BE-ja, e kaluara është tepër ehidhur, e dhimbshme, ne kemi qenë dhe mbetemi luftëtarë, e kalojmë tëkaluarën për shkak të dhembshurisë dhe nuk duam që ajo e kaluar tëpërsëritet por të shohim se si mund të ecim përpara dhe të ndërtojmëvlera të cilat na ofrojnë qytetërimet evropiane.Në çdo 5 Maj sigurisht që ka kujtime, në çdo 5 Maj ne kujtojmë të rënët,ne reflektojmë të shohim se çfarë kemi bërë dhe çfarë duhet bërë, eçfarë nuk kemi bërë, prandaj me këtë rast do të doja që të rrisimkujdesin në veçanti për përmendoret, varrezat e dëshmorëve ashtu siçvendosëm gurrë themelin në komunë të Likovës në kompleksin e varrezavetë dëshmorëve në Sllupçan për përkujtim të të rënëve, të shohim edhe nëhapësira tjera ku janë varrezat e dëshmorëve që të jemi në kujdes sepsekështu kryejmë detyrim moral dhe kombëtarë dhe mbesim në kujtesë përbrezat që vijnë sepse të arriturat kanë një çmim, e ai çmim nuk ka çmim,është vetë jeta.Prandaj këta burra, gra e nëna, para lirisë kanë vënë çmimin më të lartëqë mund të çmohet, jetën.Lavdi gjithë të rënëve për liri, rroftë populli shqiptarë.

Related posts

Projekti “Be Clean, Be Green” bashkon Haraçinën dhe Rahovecin për zgjidhje rajonale në fushën e mjedisit jetësor

Sot, Komuna e Haraçinës në kuadër të projektit “Be Clean, Be Green”, organizoi me sukses konferencën ndërkufitare duke bashkuar autoritetet lokale, ekspertët…

Ahmeti pret ambasadoren norvegjeze, konfirmon angazhimin e Poll Villiams mbi platformën e legjitimitetit

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka takuar Ambasadoren e Norvegjisë në Maqedoninë e veriut, zonjën Kristin Melsom. Bashkëbiseduesit…

Ali Ahmeti: Beteja për legjitimitet dhe dinjitet në çdo vendbanim dhe institucion

Bashkimi Demokratik për Integrim në Gostivar mbajti një mbledhje në përbërje të gjerë të strukturave të partisë. Në këtë mbledhje, të ftuar…