Në ditën e dytë të Forumit të Prespës për Dialog,kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti ka realizuartakim me kryeministrin e Shqipërisë, z. Edi Rama.Me këtë rast, Ahmeti e ka uruar Ramën për mandatin e tretë, ndërkohë qënë takim është biseduar mbi sfidat të cilat i presin vendet tona, poredhe rajonin në rrugën drejtë integrimit europian, të cilat duhet tëtejkalohen.Kontesti mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë ishte një precedent nëhistorinë politike dhe për zgjidhjen e saj ishte e nevojshme të gjindejnjë inovacion që do të ishte shembull në historinë politike dhemarrëdhëniet ndërkombëtare, të cilën e arritëm në një moment kur tëgjithë thonin se është e pamundur, dhe sot jemi duke parë rezultatetpozitive të kësaj Marrëveshje, ka theksuar më tej Ahmeti.Kontesti me Bullgarinë gjithashtu ishte pjesë e bisedës mes Ahmetit dheRamës, duke ju referuar vizitave të fundit që janë realizuar në Sofje meqëllim të tejkalimit të pengesave që i ka vendosur pala bullgare.Në kohëra të kthesave të mëdha globale, jemi bërë ofrues të zgjidhjevedhe paqes në gjithë rajonin duke sjellë shpresë. Udhëheqësit nuk duandhe nuk duhet të lënë pas vendin, është vlerësuar mes tjerave në takiminmes Ahmetit dhe Ramës.Më tej, është konstatuar se dielli për shqiptarët dhe gjithë vendet eBallkanit Perendimor lind kah perëndimi dhe pas antarsimit në NATO,Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut shumë shpejtë do jenë pjesë e familjessë madhe europiane pasiqë paqja, stabiliteti dhe marrëdhëniet e mira mevendet fqinjë janë në nivel të duhur.Në takim është theksuar se politikanët nacionalistë dhe konservatorë nësituata të tilla vetëm ndërtojnë mure dhe nuk ndryshojnë asgjëthelbësore. Si politikan të moderuar, në vend të mureve duhet ndërtuarura lidhëse për paqe dhe stabilitet.