Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti i shoqëruarnga funksionar të lartë të partisë së tij, ministra e deputet, sot nëSllupçan kanë shënuar 20 vjetorin e fillimit të luftës së UÇK-së dheshpalljes së zonës së lirë të Karadakut.Në këtë manifestim ku morën pjesë dhe familjarë të dëshmorëve, veteran,përfaqësues të ish-UÇK-së dhe personalitete të tjera, kryetari Ahmetivendosi dhe gur themelin e Kullës përkujtimore e cila po ngritët nëpërkujtim të historisë më të ndritshme të këtij vendi e të kësaj zone, enë veçanti në përkujtimin e heroizmit të nënave shqiptare të cilat kanëqëndruar stoikisht në përkrahje të UÇK-së.Ky është fjalimi i plotë i z. Ali Ahmeti:“Të nderuar vëllezër e motra, shumë të dashura familje të dëshmorëve, tëdashur ushtarë e ushtare të ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.Sot po rrumbullakohen 20 vite që ky vend ushtonte nga granatat,raketahedhësit, por kjo zonë dhe ky popull qëndroi heroikisht irreshtuar si një karikator përballë të gjithë agresorëve.Sot është një ditë e veçantë, duhet të përkujtojmë të gjithë të rënët,nga drejtuesit e ushtrisë e deri tek ushtarët më të ri.Ky monument që sot po vëmë gur themel, po ngritët në përkujtim tëhistorisë më të ndritshme të këtij vendi e të kësaj zone, po ngritëtpërjetësisht për t’i kujtuar ata sepse gjaku i tyre ishte dritë për ne epër popullin.Ky monument po ngritët në përkujtim të nënave të të gjithë komunës sëLikovës, të grave, të motrave. Ne luftën nuk e humbëm përballëkundërshtarëve që kishim, ne këtu luftën e humbë me nënat, motrat egratë që ato nuk dilnin nga llogoret edhe përkundër lutjeve dheultimatumeve tona, ato dhanë shembullin më autentik të nënës shqiptareqë historikisht ka qenë e rreshtuar për liri, drejtësi e barazi, prandajky monument u dedikohet pikërisht atyre.Përpara nesh ka përgjegjësi të mëdha ne duhet të bëjmë realitet tëgjitha ëndrrat e heronjve e të dëshmorëve. Kemi arritur mjaft, por akomapërpara nesh ka edhe shumë punë për tu bërë. Përpjekjet tona, angazhimiynë kurrë nuk do të ndalet në jetësimin e idealeve të gjeneratave tëtëra që kanë sakrifikuar e punuar për ditë më të mira e më të bardha,prandaj jo vetëm në përvjetor, por në çdo moment ne kujtojmë të gjithëata breza, ne kujtojmë të gjithë ata bashkëluftuar e të rënë që veprat etyre mos të ngecin por të jetësohen e të materializohen ashtu siç i kahije.Andaj ju uroj punë të mbarë, kryetarit të komunës, të gjithë ju drejtuestë zonës, deputet, qeveritar, ministra që të solidarizohemi dhe sa mëshpejtë ashtu siç jemi dakorduar që në festën e flamurit kryetari ikomunës të bëjë inaugurimin e këtij monumenti ku do përfaqësohet e do tëshihet nga lartë e lartë ky monument kaq i rëndësishëm.Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve për liri.”