Ishte Lëvizja BESA që kërkoi garancë nga Tirana zyrtare për Deklaratën e
përbashkët të partive politike shqiptare. Unë që në fillim i kam thënë
kryeministrit të Shqipërisë që të llogarit në mbështetjen time. Erdha në
Tiranë, por e keqja ishte se ai takim u keqpërdor, sepse BESA me t’u
kthyer në Shkup, deklaroi se marrëveshja u arrit në Tiranë, ndërsa
Deklarata ishte arritur në Shkup. Dhe pastaj kjo u keqpërdor duke e
akuzuar Tiranën zyrtare dhe ndodhi ajo që ndodhi në vitin 2017. Kështu u
shpreh në emisionin “Opinion” në Klan TV lideri i BDI-së, Ali Ahmeti,
ndërsa foli edhe për numrin e madh të partive shqiptare.
“Në Shkup, në Aleksandër Palac arritëm marrëveshje për Deklaratë të
përbashkët. Atëkohë, një parti politike erdhi në Tiranë dhe kërkoi
garanci. Dhe më ftoi kryeministri i Shqipërisë dhe unë i thash që të
llogarit në mbështetjen time. Erdha në Tiranë, por e keqja ishte se ai
takim u keqpërdor, sepse BESA me t’u kthyer në Shkup, deklaroi se
marrëveshja u arrit në Tiranë, ndërsa Deklarata ishte arritur në Shkup.
Dhe pastaj kjo u keqpërdor duke e akuzuar Tiranën zyrtare dhe ndodhi ajo
që ndodhi në vitin 2017”, tha Ahmeti, derisa ka akuzuar numrin e madh të
partive opozitare.
“Në Maqedoni kemi situatë tjetër, nuk është si Malësia e Madhe në Mal të
Zi, apo si në Preshevë. Maqedonia i ngjan Bosnjës, me shumë etni. Nuk ka
nevojë shqiptarët që të kenë pesë apo gjashtë parti, sepse copëtohet
vota shqiptare. Dikur, shqiptarët i kanë dashur si teneqepunues,
barinj…, por jo edhe për zyrtarë të lartë. Dhe tani, ata shqiptarët i
duan vetëm për vota. Kjo është e keqja e partive të shumta, që po
copëtojnë votat”, tha Ahmeti , ndërsa shti se akoma nuk është koha që
maqedonasit ta votojnë parti shqiptarë.
“Edhe nëse e bëjnë, ata votojnë fshehur. Unë që në 2003 kam hapur Degë
në vende kryesisht të banuar maqedonas, por i rrihnin, i gjakosnin.
Kështu që, hë për hë shqiptarët duhet të etablohen në dy parti politike,
sikurse maqedonasit. Pastaj shumë më lehtë do vinim te etablimi ideor,
sepse kështu të zgjeruar, nuk mund të kemi qëndrim të prerë ideor. Ne
akoma kemi nevojë për të luftuar për përfaqësimin e drejtë, për
implementimin e Ligjit të gjuhës shqipe”, tha Ahmeti.