Ahmeti takoi Eskobarin, biseduan për rëndësinë e marrëveshjes Kosovë-Serbi

Ohër, 18 mars – Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ashtu siç ishte paralajmëruar, ka takuar sot në Ohër përfaqësuesin special të SHBA-ve për Ballkanin, Gabriel Eskobar, ndërsa në takim ka marrë pjesë edhe ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler.

Në takim, siç është shprehur Ahmeti, është biseduar për rëndësinë jetike të zgjidhjes së kontestit mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kënaqësi të takoja sot Zëvendës Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit dhe Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor, z. Gabriel Escobar dhe Ambasadoren e SHBA-ve në vendin tonë,  znj. Angela Aggeler. Diskutuam mbi rëndësinë jetike të zgjidhjes së kontestit mes Kosovës dhe Serbisë për stabilitetin dhe ardhmërinë europiane të mbarë rajonit. Shpreha mirënjohje për rolin e jashtëzakonshëm të SHBA-ve në të gjitha proceset e paqebërjes dhe konsolidimit demokratik të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Ahmeti.

https://www.facebook.com/photo?fbid=753744739452984&set=pcb.753744799452978
Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…