Ahmeti takon ambasadoren amerikane Bërns: Ndajmë të njejtat prioritete me administratën amerikane

Kryetari i Bashkimit Demokoratik per Integrim, z. Ali Ahmeti, ka takuar sot ambasadoren e Shteteve te Bashkuara te Amerikes, zonjën Kejt Bërns. Ahmeti dhe ambasadorja amerikane kanë bashkëbiseduar rreth vendimit të fundit ekzekutiv të Presidentit Amerikan Bajden, sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit, agjendën e gjelbër, integrimin europian dhe kontestin me Bullgarinë. Ahmeti theksoi që Bashkimi Demokratik për Integrim në tërësi e përkrah urdhëron ekzekutiv të Presidentit Bajden që përfshin luftë të hapur kundër korrupsionit, sundim të së drejtës, institucione kredibile demokratike. Agjenda e gjelbër dhe inkluziviteti e diversiteti janë në përputhje të plotë me bindjet e BDI. Ahmeti elaboroi rreth prioritetit mjedisor të BDI nëpërmjet të zbatimit të agjendës së gjelbër në korelacion të plotë me prioritetet amerikane dhe europiane. Në lidhje me kontestin me Bulgarinë, Ahmeti nënvizoi nevojën e rolit më të theksuar amerikan dhe europian midos Shkupit dhe Sofjes si dhe patjetërsueshmërinë e mbajtjes së kursot reformues nga qeveria jonë. Bashkëbiseduesit gjithashtu diskutuan edhe rreth 20 vjetorit të marrëveshjes së Ohrit si një e arritur e suksesshme e përbashkët.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…