Ahmeti takon Hahn: Ta vazhdojmë rrugën drejt BE

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti sot ka takuar Komisionerin europian për Buxhet dhe Administratë, z. Johannes Hahn.

Bashkëbiseduesit këmbyen opinione mbi procesin e skriningut, integrimin europian, reformat në administratë, ndryshimet kushtetuese, gjendjen në rajon si dhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Procesi i skriningut po zhvillohet sipas parashikimeve ndërsa reformat janë proces vijues.

Kryetari Ahmeti foli për Frontin europian si nevojë imediate për tejkalimin e pengesave në rrugëtimin integrues dhe realizimin e ndryshimeve kushtetuese duke shtuar se partitë politike duhet të tejkalojnë interesat personale dhe në fokus të vendosin të ardhmen e vendit dhe jetën e qytetarëve.

Komisionier Han mbështet pa rezervë përpjekjet për reforma dhe integrim europian të vendit tonë.

Bashkëbiseduesit diskutuan edhe rreth dialogut Kosovë dhe Serbi, duke apeluar që vendet t’i përmbahen marrëveshjes së arritur në Ohër deri në finalizimin e marrëveshjes së plotë me njohje të ndërsjellë.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…