Ahmeti u drejtohet të rinjve: Të mposhtim bashkë euroskepticizmin duke instaluar vlera

Bashkimi Demokratik për Integrim ka përmbyllur takimet e saj informative nën moton “Bashkë për në Europë” në Gostivar me takimin që realizoi me Forumin Rinor të Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar.

Të rinjve të pranishëm iu drejtua Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti, Kryetari i Forumit Rinor të BDI-së Avni Rustemi dhe Kryetari i Degës së BDI-së në Gostivar, Valdet Xhaferi.

Ali Ahmeti – Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim

Unë i takoj një gjenerate e cila ka qenë e persekutuar, e burgosur, e nënçmuar, e vrarë, e plagosur, i takoj gjeneratës që nga Gjevgjelia e deri në Jesenicë, ku burgjet e Jugosllavisë stërpikeshin me gjakun e asaj rinie, vetëm e vetëm për mendimin që shqiptarët të jenë të lirë me të gjitha vlerat që u takojnë. Pavarësisht skepticizmave, pavarësisht nënçmimeve, ofendimeve, burgosjeve, plagosjeve, vrasjeve, misioni vazhdoi, çmimi po, çmimi i gjakut dhe në saje të atij çmimi sot ne frymojmë lirë, sot ne jemi me flamur kombëtar, sot jemi me tre universitete, gjenerata që i takoj unë asnjëri nuk jemi shkolluar në vendin tonë sepse ju që më shihni mua jam torturuar në UDB-në e Kërçovës vetëm e vetëm pse kërkonim universitet në gjuhën shqipe. 280 student të Universitetit të Prishtinës ishim të nënshkruar për të hapur universitet në Shkup. Tash para nesh është një rrugë që duhet bërë me shumë forcë, me shumë unitet, me shumë komunikim e bashkëpunim. Jemi në prag të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Kemi përpara një gurë që duhet lëvizur që nuk është i lehtë, ndryshimet kushtetuese, na duhet një zë unik, na duhet të instalojmë vlera. Nuk është e pabesueshme, të gjitha barrierat u thyen, euroskepticizmat do shkrihen sepse s’kemi alternativë tjetër, ashtu siç ndodhi anëtarësimi në NATO, ashtu do të ndodhë edhe anëtarësimi në Bashkimin Europian.

Talat Xhaferi – Kryetar i Kuvendit

Unë i kam bërë dy dekada bartës të funksioneve në këtë subjekt, në dy dekada si në brigadë po edhe në parti, krahë dhe shpirt kënd tjetër përpos se rininë e këtij vendi. Andaj nga këtu e tutje, ju rini më keni mbështetës të pakushtë dhe në çdo hap, në çdo veprim tuajin. Ne do të jemi shpina juaj. Është koha të dilni në vijën e parë të frontit politik. Jemi në dekadën e tretë të veprimtarisë politike, është dekada juaj dhe dy dekadat e ardhme të juajat, që nga ky mësim këtu të mund të vini në dekadën e katërt të bartni procesin te ata që vijnë pas jush. Ditën e djeshme lexova një shkrim të një analisti duke bërë ironizimin e zjarrit në BDI, qenka i vogël apo i madh dhe se zjarri me zjarr nuk shuhet. Le ta dijnë se çdo zjarr shuhet me vullkan e ky është vullkani i cili sonte përfundimisht ka shuar zjarrin e ndezur në degën e BDI-së në Gostivar.

Artan Grubi – Zëvendëskryeministër i parë

Nuk ka më mirë se të përmbledhësh një javë aktivitet me aktivitetin rinor, me ata të cilët duhet t’ua dorëzojmë stafetën ne, për ta udhëhequr BDI-në në 20 vitet e ardhshme. BDI jeni ju dhe se BDI-ja është e juaja. Më bëhet qejfi që ju shoh kaq shumë të rreshtuar pas Ali Ahmetiti. Jo, pas nesh. Ne jemi shoqërues, bashkëpunëtor. Është i vetmi i cili syrgjynoset, martirizohet për Ju. Unë, bashkë me këto bashkëpartiak këtu dua t’iu bëjë një premtim shumë të sinqertë juve se betejat që po zhvillohet për ta mbajtur BDI-në gjallë edhe 20 vjet tjera, edhe 20 vjetra pas atyre, nuk do iu përsëritet sepse do e keni të lehtë, as unë as Valdeti, as Fatoni, as Arbëri, nuk do ua zëmë rrugën.

Faton Ahmeti – Sekretar  i përgjithshëm i BDI-së

Rinia e Gostivarit tregoi se mbështet vizionin e kryetarit tonë, është me kryetarin tonë dhe do të jetë krahë Ali Ahmetit në rrugën tonë bashkë për në Europë. E nderuara rini, ju jeni avangarda e rinisë sonë,ju jeni ata të cilët do e përcillni misionin e kryetarit tonë, ju jeni ata të cilët do i ecni përpara të gjitha proceset tona politike. Kryetari jonë është ai që ka hapur gjithmonë rrugën për të rinjtë, ai i cili gjithmonë të rinjve ju ka dhënë një krahë edhe më të fuqishëm për të na përfaqësuar në të gjitha nivelet e pushtetit, qoftë pushteti partiak, qoftë pushteti legjislativ, qoftë edhe në ekzekutiv.

Avni Rustemi – Kryetar i Forumit Rinor të BDI-së

Bashkimi Demokratik për Integrim është subjekt politik serioz që garon në skenën politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut mbi 20 vjet. Gjithmonë ka qenë fitimtar, gjithmonë ka qenë vendimtar, në çdo proces politik. Unë dhe Ju duhet të jemi të lumtur që jetojmë në epokën e liderit Ali Ahmeti, për të cilin do të shkruaj historia ndër vite. Për të korrë sukses një parti politike padyshim se duhet të ketë një lider i cili ka strategji, synim e qëllime dhe këto cilësi lideri Ali Ahmeti gjithmonë i ka pasur. Më kujtohet si i ri në çdo tubim përmendte lideri NATO dhe Bashkimi Evropian. Faleminderit kryetar, për çdo mundësi që na ke dhënë neve të rinjve që të jemi pjesë e proceseve. Rininë çdo herë do e keni prapa, pas çdo vendimi që do e merrni.

Valdet Xhaferi – Kryetar i Degës së BDI-së në Gostivar

Ne si asnjëherë më parë, falë vendosshmërisë së palëkundur të liderit kemi pasur përfaqësues të gjeneratave të reja në të gjitha nivelet. Kështu do të vazhdojmë bashkërisht edhe në të ardhmen. Tani kur po flas nuk po e ndjejë veten si kryetar i degës së BDI-së në Gostivar, por si aktivistë i Forumit Rinor. Dyert e BDI-së janë të hapur, duhet të krijojmë politika, të marrim përgjegjësi mbi supe se kjo na është mundësuar nga lideri Ali Ahmeti. Të marrim mësim nga lideri ynë se si bëhet politika, nga lideri ynë, nga njeriu i cili nuk ka humbur asnjë cikël zgjedhor, me shumë guxim me shumë maturi ka ditur ta bëjë BDI-në fituese.

Related posts

Projekti “Be Clean, Be Green” bashkon Haraçinën dhe Rahovecin për zgjidhje rajonale në fushën e mjedisit jetësor

Sot, Komuna e Haraçinës në kuadër të projektit “Be Clean, Be Green”, organizoi me sukses konferencën ndërkufitare duke bashkuar autoritetet lokale, ekspertët…

Ahmeti pret ambasadoren norvegjeze, konfirmon angazhimin e Poll Villiams mbi platformën e legjitimitetit

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka takuar Ambasadoren e Norvegjisë në Maqedoninë e veriut, zonjën Kristin Melsom. Bashkëbiseduesit…

Ali Ahmeti: Beteja për legjitimitet dhe dinjitet në çdo vendbanim dhe institucion

Bashkimi Demokratik për Integrim në Gostivar mbajti një mbledhje në përbërje të gjerë të strukturave të partisë. Në këtë mbledhje, të ftuar…