AHMETI uron presidentin Joe Biden: Demokracia ngadhënjeu

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruarpresidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden paskonfirmimit final të fitores së tij nga Kongresi amerikan.“Të dy dhomat e Kongresit Amerikan në seancë të përbashkët konfirmuanfitoren e Presidentit të zgjedhur Joe Biden në zgjedhjet e nëntorit nëShtetet e Bashkuara të Amerikës.Vullneti i popullit nuk mund të mohohet dhe sundimi i ligjit megjithatëngadhënjen pa marrë parasysh sfidën e çastit ndaj demokracisë”, shkruanAhmeti.Kryetari i BDI-së Ahmeti në uratën e vet ka theksuar se vendi ynë mbeteti përkushtuar me qëllim thellimin e partneritetit strategjik me Shtetete Bashkuara të Amerikës.“Një Amerikë e fuqishme do të thotë garanci më e madhe për një botë mëtë drejtë dhe më të sigurt.Besojë që presidenti i SHBA-ve, Joe Biden por dhe Kongresi i Shteteve tëBashkuara do të vazhdojnë të kontribuojnë në mbështetje të bashkëpunimitndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara tëAmerikës dhe do të vazhdojnë të përkrahin integrimin e vendit tonë nëBashkimin Evropian.Gjithashtu vlerësojë se administrata e re e Shtëpisë së Bardhë do tëndihmojë edhe procesin e dialogut midis Republikës së Kosovës dheSerbisë, dialog ky që do të mundësojë njohjen e ndërsjellë mes dyshteteve si dhe anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Organizatën eKombeve të Bashkuara dhe organizatat tjera ndërkombëtare.”“Presidentit Biden i uroj shëndet dhe i dëshirojë që me këmbë të mbarëtë pres 20 janarin, ditën kur dhe bën betimin dhe merr detyrën”,përfundon Ahmeti.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…