Ahmeti uron qytetarët e besimit të krishterë me rastin e Krishtlindjeve

Në këtë ditë të shenjtë të Krishtlindjeve, me respektin më të madh kamkënaqësinë t’ju përcjell urimet e mia dhe të Bashkimit Demokratik përIntegrim, të gjithë qytetarëve të besimit të krishterë.Uroj që këtë festë ta kaloni sa më bukur, në shoqërinë e njerëzve më tëdashur. Paçi bekime dhe gjitha të mirat, për ju dhe familjet tuaja.Përmes këtyre festave ne po vazhdojmë traditën tonë shqiptare tëharmonisë, tolerancës, bashkëjetesës dhe vëllazërisë ndër fetare, pofestojmë datat e shënuara të njëri-tjetrit me qëllim që të kujdesemi përvlerat tona më fisnike kombëtare dhe fetare.Me këtë rast, kam nderin e veçantë që të ftoj edhe Selinë e Shenjtëbashkë me Atin e shenjtë Papa Françeskun i cili e vizitoi Shkupin medatë 07 Maj të vitit 2019 që bashkë të tregojmë përkujdesje më tëpërqendruar për komunitetin katolik shqiptar në vendin e lindjes së tëlumes Nënë Tereza.

Related posts

Projekti “Be Clean, Be Green” bashkon Haraçinën dhe Rahovecin për zgjidhje rajonale në fushën e mjedisit jetësor

Sot, Komuna e Haraçinës në kuadër të projektit “Be Clean, Be Green”, organizoi me sukses konferencën ndërkufitare duke bashkuar autoritetet lokale, ekspertët…

Ahmeti pret ambasadoren norvegjeze, konfirmon angazhimin e Poll Villiams mbi platformën e legjitimitetit

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka takuar Ambasadoren e Norvegjisë në Maqedoninë e veriut, zonjën Kristin Melsom. Bashkëbiseduesit…

Ali Ahmeti: Beteja për legjitimitet dhe dinjitet në çdo vendbanim dhe institucion

Bashkimi Demokratik për Integrim në Gostivar mbajti një mbledhje në përbërje të gjerë të strukturave të partisë. Në këtë mbledhje, të ftuar…