Ahmeti: Veting jo vetëm për Kumanovën, por edhe për Monstrën, Almirin, Alfën

Shkup, 30 qershor – Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, sonte në emisionin 200
në Alsat-M ka thënë se, edhe pse gjyqësia duhej të jetë e pavarur dhe e
ndarë nga Qeveria, megjithatë ai në disa raste ka kërkuar hetim dhe
monitorim ndërkombëtar për disa raste, siç është edhe rasti i Kumanovës.

“Jo një herë e kam thënë, ne kemi kërkuar nga aleatët tanë ndërkombëtar
edhe zyrtarisht që të ndihmojnë të zbardhet e vërteta dhe të jenë pjesë
e monitorimit të procesit gjyqësor për rastin e Kumanovës. Përgjigja
zyrtare e tyre ka qenë se i besojnë monitorimit të OSBE-së. Edhe ne kemi
patur dyshimet tona nëse është proces transparent, nëse ka mungesë
vullneti për drejtësi dhe jorastësisht e kemi ngritur çështjen e
vetingun jo vetëm për rastin e Kumanovës, por edhe për raste tjera”, tha
Ahmeti.

Gjyqësia dhe politika janë të ndara, tha Ahmeti, dmth gjykatat janë të
pavarura dhe dyshimet tona janë me të drejtë, sepse ato që gjykojnë
veprat janë gjykatësit. “Ne këtu kemi pasur rezervat tona, nëse është
duke shkuar tamam procesi i drejtësisë. Ne i kemi ngritur këto çështje
edhe tek partitë tjera, në këtë rast te VMRO, dhe jemi dakorduar që të
krijohet grup pune dhe i tërë procesi të përsëritet. Por shpërthyen
ngjarje të mëdha që kërkonin menaxhim dhe ky rast mbeti të përsëritet
para gjykatës dhe lënda të jetë transparente. Jo vetëm ky rast, por edhe
rasti Monstra, i Almirit, vrasja e policëve Alfa… Ne kemi kontestuar
transparencën në këto procese, dhe kemi kërku monitorim ndërkombëtar.
Kjo nuk është e lehtë për një parti në pushtet të kërkoj monitorim
ndërkombëtar dhe të krijoj grupe pune, e gjitha kjo me qëllim që rastet
të gjykohen drejtë”, u shpreh Ahmeti.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…