Akademi përkujtimore për Abit Loku – Daja/ Kryetari Ahmeti: Kujtimet për ato zemra atdhetare që rrahën për lirinë dhe dinjitetin kombëtar nuk veniten asnjëherë

Në 10 vjetorin e ndarjes nga jeta të veprimtarit të kombit Abit Loku – Daja, është organizuar Akademi përkujtimore nën patronatin e kreut të BDI Ali Ahmeti.

Postimi i plotë:

Vitet kalojnë, por kujtimet për ato zemra atdhetare që rrahën për lirinë dhe dinjitetin kombëtar nuk veniten asnjëherë.

Sot me bashkëveprimtarë të çështjes sonë kombëtare evokuam kujtime krenarie në 10 vjetorin e ndarjes nga jeta të shokut tonë të idealit, veprimtarit të kombit Abit Loku – Daja.

I ruaj me mall ato çaste atdhedashurie që i kaluam me njëri – tjetrin në shërbim të idealit kombëtar, guximin dhe vigjilencën që kishte Daja në realizimin e çdo aksioni ushtarak.

Lavdi e përjetshme veprës kombëtare të Abit Lokut – Dajës!

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…