Ali Ahmeti: Çashka po bën historinë me Suatin kryetar. Rrethoni numrin 3!

Bashkimi Demokratik për Integrim ka vazhduar sot në Jabollçistë të komunës së Çashkës me prezantimin e agjendës së blertë dhe përbetimet e saj, projektet e programit zgjedhor, kandidatit për kryetarë komune Suat Shaqiri dhe kandidatët e listës së përbashkët me subjektet tjera politike shqiptare për këshilltarë për komunën e Çashkës.Banorëve të komunës së Çashkës iu drejtuan kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe kandidati për kryetar komune Suat Shaqiri.Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në fjalimin e tij potencoi përkrahjen ndaj kandidaturës së Suat Shaqirit dhe shprehu bindjen për fitoren e tij dhe agjendës së blertë në zgjedhjet e 17 Tetorit. Ai iu drejtua edhe mërgimtarëve të rajonit të Çashkës që të votojnë në zgjedhjet lokale në vendin tonë, për zhvillimin e të cilit në vazhdimësi po kontribuojnë.“Nëse ju kujtohet para një viti dolëm me një platformë për kryeministër shqiptar, kishte shumë që nuk besonin, por nijeti kur është i mirë nuk ka forcë që e ndal dhe ne në zgjedhjet e ardhshme që do të vijnë hyjmë me kryeministër shqiptar, kryeministër të parë në këtë vend. Pse i kemi bërë të gjitha këto? I kemi bërë për ti tejkaluar paragjykimet, për tu thënë të gjithëve që ky vend është edhe i shqiptarëve. Kur më pyetën se a beson se do të bëhet kryeministri shqiptar, lëre thashë që besoj por edhe do të bëhet, jo vetëm që besoj por edhe do të bëhet Suati kryetar i Çashkës sepse qëndroni të gjithë bashkë. Ju keni bashkuar listat, ju keni bashkuar qëllimin. Suati mbi interesat personale, ka vendosur interesat madhore,  interesin e përgjithshëm në shërbim të juajin, për jetë më të mirë, për shkolla më të mira, për shërbime shëndetësore edhe më të mira, për infrastrukturë, rrugë e ujësjellës dhe asnjëherë nuk do ti mungojë përkrahja në realizim të këtyre objektivave.” – u shpreh në fjalimin e tij kryetari i BDI-së Ali Ahmeti.Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi kërkoi nga banorët e Çashkës përkrahjen maksimale për kandidatin Suat Shaqiri, për realizimin e projekteve të agjendës së blertë, për të bërë historinë në Çashkë duke dëshmuar se një kryetar komune shqiptar mund të jetë kryetar në shërbim efikas të të gjithë qytetarëve.“Kërçova e 2013-tës është Çashka e 2021. Çairi i 2005-tës është Çashka e 2021. Struga e 2005-tës është Çashka e 2021. Përçojeni lajmin të cilin ua ka sjellë sonte këtu Ali Ahmeti, mos leni shtëpi pa takuar, mos leni njerëz pa i lajmëruar sepse ju po bëni historinë sot. Ju po e bëni Çairin, ju po e bëni Strugën, ju po e bëni Kërçovën, ju po e bëni vëllezër Çashkën me Suat Shaqirin. Ali Ahmeti në 2001 luftën e bëri, pas luftës Ali Ahmeti kushtetutën e ndërroi, pasi e ndërroi kushtetutën e bëri Ali Ahmeti Universitetin Shtetëror të Tetovës, pasi e bëri Universitetin e Tetovës i bëri Strugën, Çairin, Kërçovën shqiptare, e bëri ligjin për ndarje territoriale, i punësoi 25.000 shqiptarë ku njëri prej tyre është edhe vet Suati në administratën shtetërore, e bëri gjuhën shqipe gjuhë zyrtare, e bëri flamurin kombëtar shqiptar zyrtar në vendin tonë. Por, nuk u ndal këtu sepse nuk punoi vetëm për shqiptarët. Ali Ahmeti punon për të gjithë. Ali Ahmeti e bëri këtë vend, vend anëtar të NATO-s. Ali Ahmeti këtë vend do ta bëjë vend anëtar të Bashkimit Europian. Ali Ahmeti siç i ka bërë të gjitha këto punë, edhe siç e ka bërë Kosovën Republikë, do ta bëjë Çashkën shqiptare vëllezër.”      Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi theksoi rolin e mërgimtarëve duke i cilësuar si aktivistë më të mëdhenj të zhvillimit dhe mirëqenies së vendit tonë. Ai potencoi edhe përkrahjen e të gjithë ekzekutivit të BDI-së për zhvillimin më të madh ekonomik të komunës së Çashkës. Atmosferën dhe entuziazmin e sotëm në Çashkë e krahasoi me vitin 2013 dhe fitoren e arritur të BDI-së në Kërçovë.“Ne vijmë nga qytete të ndryshme, edhe përfaqësues në Qeveri Çashka nuk ka drejtëpërdrejtë, por unë ju siguroj se të gjithë jemi Çashkë! Pse e them këtë, për shkak se kur ndahen projektet, me siguri që ka lobim nga Tetova, nga Çairi, nga Kërçova, nga Struga, vjen kryetari dhe zëvendëskryeministri edhe na thonë do hiqni nga një projekt nga çdo komunë dhe do ti ndihmoni Çashkës, do ti ndihmoni Krushevës, edhe komunave që nuk menaxhohen nga kuadro shqiptarë.  – u shpreh Bekteshi në fjalimin e tij.Kandidati për kryetar komune në Çashkë, Suat Shaqiri ftoi qytetarët që të rrethojnë numrin 3, të votojnë edhe për listën e përbashkët për këshilltarë komunal duke e cilësuar atë si të arritur të madhe për shkak të unifikimit të të gjithë partive politike shqiptare.“Në një rast iu afrova liderit të BDI-së me të gjithë ndjesinë që kisha dhe i kërkova vetëm diçka, i thashë: Lider, ne u bashkuam! Më tha, keni autonominë e plotë të bashkoni shqiptarët në komunën e Çashkës. Lista e përbashkët tejkalon ambiciet partiake, lista e përbashkët tejkalon interesat personale, ato të cila janë për interesat personale e dijnë nga e kanë rrugën.”Bashkimi Demokratik për Integrim gjatë fushatës do të vizitojë të gjitha qytetet, komunat dhe vendbanimet për të prezantuar perspektivën që ofron agjenda e blertë dhe kandidatët e angazhuar për zbatimin e përpiktë të saj pas marrjes së mandatit në zgjedhjet lokale të 17 Tetorit.Sot, më 3 Tetor Bashkimi Demokratik për Integrim do të vazhdojë fushatën në komunën e  Studeniçanit, ku do të prezantojë kandidatin për kryetarë komune dhe listën e këshilltarëve.

Related posts

Projekti “Be Clean, Be Green” bashkon Haraçinën dhe Rahovecin për zgjidhje rajonale në fushën e mjedisit jetësor

Sot, Komuna e Haraçinës në kuadër të projektit “Be Clean, Be Green”, organizoi me sukses konferencën ndërkufitare duke bashkuar autoritetet lokale, ekspertët…

Ahmeti pret ambasadoren norvegjeze, konfirmon angazhimin e Poll Villiams mbi platformën e legjitimitetit

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka takuar Ambasadoren e Norvegjisë në Maqedoninë e veriut, zonjën Kristin Melsom. Bashkëbiseduesit…

Ali Ahmeti: Beteja për legjitimitet dhe dinjitet në çdo vendbanim dhe institucion

Bashkimi Demokratik për Integrim në Gostivar mbajti një mbledhje në përbërje të gjerë të strukturave të partisë. Në këtë mbledhje, të ftuar…