Ali Ahmeti i thotë PO sfidës së Mickovskit për zgjedhje të përbashkëta në 2025

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, mbrëmë në takimin me qytetarët e komunës së Bogovinës theksoi: “Mickoski dje vetë deklaroi se sot 1 vjet të jemi në zgjedhje të parakohshme parlamentare, le të përgatitet mirë për në fushë të mejdanit”,

Ahmeti mes tjerash tha se e mbështet idenë e Kryeministrit Mickovski që në tetor të vitit të ardhshëm bashkë me zgjedhjet lokale të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare”.

Mbajtja e zgjedhjeve parlamentare dhe lokale bashkë në tetor të vitit 2025 gjithashtu mundëson që në vitin 2029 të kursehen miliona euro nga qytetarët pasi që do të organizohen bashkë zgjedhjet lokale, parlamentare dhe presidenciale.„Mickoski dje vetë deklaroi se sot 1 vjet të jemi në zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato lokale. Opozita maqedonase duhet të jetë e guximshme sepse nuk kanë çfarë të humbin le të përgatitet mirë sot 1 vjet në fushë të mejdanit me VMRO-në, ne në fushë të mejdanit me të gjithë ata që nuk mendojnë si ne, dhe ata që nuk mendojnë si ne sot hiqen si përfaqësues të shqiptarëve në institucionet e vendit”, deklaroi mbrëmë kreu i BDI-së Ali Ahmeti.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…