Ali Ahmeti: Kryeministri jonë partner i Amerikës dhe i Europës

Një nga shkëputjet nga fjalimi i Ali Ahmetit drejtuar kombit në lidhje
me kryeministrin e parë shqiptar thotë që ky kandidat do të jetë
garantues i lidhjes së përhershme dhe partneritetit me Shtetet e
Bashkuara të Amerikës dhe me Bashkimin Europian.

“Një vend ku një shqiptar ose një shqiptare mund të bëhet Kryeministër
dhe të jetë udhëheqës i denjë që garanton partneritetin e përhershëm me
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian. Kjo është ajo që
dua t’u mundësojë fëmijëve dhe nipërve e mbesave tona: Besimi se ne mund
të arrijmë gjithçka që ëndërrojmë. Dhe për këtë, duhet të bëhemi
bashkë!” thotë Ahmeti.

Ahmeti gjithashtu thotë që Kryeministri i parë shqiptar do të jetë
kryeministër i barazisë dhe i zhvillimit.

“Kryeministri i parë shqiptar do të jetë një Kryeministër për të gjithë.
Një Kryeministër i barazisë: Vendeve të barabarta të punës, pagave të
barabarta. Të drejtave të barabarta dhe i drejtësisë joselektive. Për
shqiptarët dhe për të gjithë. Kryeministri i parë shqiptar do të
udhëheqë një gjeneratë të re të politikës, duke përfaqësuar një shoqëri
të barabartë dhe duke udhëhequr Maqedoninë e Veriut drejt një të
ardhmeje të begatë si vend anëtar i NATOsë dhe i Bashkimit Europian.”
përfundon fjalën e tij Ahmeti.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…