Në këtë 110 vjetor të Ditës së Flamurit Shqiptar përkujtuam përmes Akademisë solemne të gjithë ata që sakrifikuan jetën që sot ne t’i japim krahë shqipes në flamur dhe vendet tona të jenë përgjithmonë të lira.
Nuk është aspak e lehtë të përshkruhet vepra e gjakut të pastër të bijëve tanë, të dëshmorëve të kombit, por këtë Nëntor jam shumë krenar sepse ngado që eca kam parë vetëm lot gëzimi, ky gëzim i ndërtuar mbi sakrificën e atyre që sot ne festojmë të lirë.
Ka mbaruar koha kur festat e Nëntorit i festonim fshehurazi, që flamuri shqiptar ngritej fshehurazi dhe që shpresat mos të humbnin, e gjithë kjo ka mbetur histori, histori në të cilën ne sot i kujtojmë dhe nuk i harrojmë.
Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit dhe veprës së tyre!
Fjalimi i kryetarit Ahmeti:
Të dashur vëllezër dhe motra. Të dashur bashkëluftëtarë e bashkëveprimtarë. Të nderuara familje të dëshmorëve, i nderua kryetar i kuvendit, zëvendësministra, ministra, deputëtë. Unë sapo erdha nga fillimi i punimeve në objektin e Universitëtit Nënë Tereza në Shkup, po vi nag manifestimet që u zhvilluan në Shipkovicë, nëvendin ku ishte dhe shtabi i përgjithshëm i Ushtrisë Clirimtare Kombëtare, kam parë njerëz të gëzyar dhe flamuj duke valvuar gjatë gjithë rrugës, dhe sot paraiqja ime nuk do të jetë e zakonshme, duke bërë histori e duke përshkruar vuajtjet e popullit tonë ndër shekuj, por përpara jush do të paraqes emrat e ushtarëve patriotëve, atdhetarëve që i shtuan gjyrën edhe ma të kuqe flamurit tonë kombëtar tash e 21 vite më parë.
Gjakun e këtyre njerëzve duhet ta kujtojmë, sepse me gjakun e tyre sot festojmë në liri. Dikur festat e nëntorit I festonim fshehurazi që shpresat most ë humbnin, ndaj duhet kujtuar atë që na I mbajti shpresat gjallë 500 vjet, Gjergje Kastriot Skënderbeun, etrit e pavarsisë dhe nëntorit të dytë si Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi dhe Isa Boletinin. Lavdi të gjithë të rënëve për liri, rroftë dita e flamurit. Punët e mëdha po rrjedhin, vogëlsirat ti lëmë pas krahëve sepse ky është shekulli i shqiptarëve.
Lista me dëshmorët:
1. Tahir Sinani – Tropojë Shqipëri
2. Fadil Nimani – Gërkoc Gjakovë
3. Lefter Bicaj – Teli – Berat, Shqipëri
4. Ndriçim Hoxha – Librazhd, Shqipëri
5. Pajtim Roci – Kukës, Shqipëri
6. Shpend Llagami – Shqipëri
7. Rrahim Beqiri – Roki- Dardanë
8. Afrim Vehbi Kalanica – Jezercë, Ferizaj
9. Visar Krasniqi – Malishevë
10. Labinot Krasniqi – Malishevë
11. Shefik Miftari – Gjilan
12. Fikri Mursel Fejziu – Rahovec
13. Skifter Milazim Arifi – Gjilan
14. Ahmet Krasniqi – Prizren
15. Elmi Bedri Kamberi – Recak, Shtimje
16. Shpend Mazdrekaj – Prilep, Deçan
17. Elmi Hoti – Malishevë
18. Muzafer Veli Xhaferi – Tanushë, Shkup
19. Nijazi Mifti Sinani – Tanushë, Shkup
20. Qemal Shaqiri – Hasanbeg, Shkup
21. Gazmend Avdi Arifi – Tanushë, Shkup
22. Elham Ismail Curri-Hani i Elezit
23. Hajredin Arifi – Sellcë, Tetovë
24. Zeqirija Nevaip Tahiri – Vicë, Tetovë
25. Servet Shabani – Llacë, Tetovë
26. Servet Isa Hajredini – Tetovë
27. Fadil Halil Rufati – Lisec, Tetovë
28. Omer Vajdin Shabani – Sellcë, Tetovë
29. Zaim Zeqiri – Vaksince, Kumanovë
30. Jetulla Miftari – Nikushtak, Kumanovë
31. Agim Rufati – Slupcan, Kumanovë
32. Mexhid Hamidi – Runicë, Kumanovë
33. Harun Shenasi Kasumi – Sllupcan, Kumanovë
34. Arif Ibrahimi – Llopat, Kumanovë
35. Sali Latifi – Hotël, Kumanovë
36. Ismet Latifi – Mojance, Shkup
37. Arsim Bajrami – Llopat, Kumanovë
38. Llokman Neziri – Hotël, Kumanovë
39. Ali Mahmuti – Hasanbeg, Shkup
40. Isa Fadil Ahmeti – Hotël, Kumanovë
41. Faik Ibrahimi, Kumanovë
42. Shenasi Ibrahimi – Sllupcan, Kumanovë
43. Agim Zenuni – Kumanovë
44. Sahit Sejdi Serani – Tanushë, Shkup
45. Avdi Milazim Mustafa – Haraçinë, Shkup
46. Agim Bexhet Nebiu – Haraçinë, Shkup
47. Nezir Avdi Demiri – Kumanovë
48. Gjylsere Sahiti – Kumanovë
49. Beqir Sadiku – Sllupcan, Kumanovë
50. Mirsad Sali Abdyluli – Haraçinë, Shkup
51. Zejadin Qani Zymberi – Haraçinë, Shkup
52. Skender Matallari – Shkup
53. Hasip Emurllahu – Hotël, Kumanovë
54. Ilajsa Memeti – Mateç, Kumanovë
55. Mevludin Mehmeti – Mateç, Kumanovë
56. Zekirja Nebi Hasani – Shkup
57. Fejzi Zija Sulisi – Hasanbeg, Shkup
58. Mahir Kamberi – Gajre, Tetovë
59. Ramadan Halimi – Lubeten, Shkup
60. Abdyl Mexhid Shahini – Sllupcan, Kumanovë (14 vjeçar)
61. Bedri Halimi – Neproshten, Tetovë
62. Rametulla Miftar Ahmeti – Kapoçindoll, Tetovë
63. Shaban Sahiti – Gjermë, Tetovë
64. Selman Nuhiu – Poroj, Tetovë
65. Nexhmedin Ismail Qemal Sulejmani – Poroj, Tetovë
66. Murtezan Merxhan Etemi – Sllatinë, Tetovë
67. Burim Nijazi Hiseni – Sllatinë, Tetovë
68. Haxhi Remzi Osmani – Sllupçan
69. Ismet Neshat Bajrami – Brezë, Shkup
70. Arben Bajrami – Bojanë, Shkup
71. Abaz Lute Beqiri – Haraçinë, Shkup
72. Adem Shefik Hasani – Hasanbeg, Shkup
73. Ramiz Demiri – Sllupçan, Kumanovë
74. Aqim Sulejmani – Jazhincë, Tetovë
75. Sulejman Rasim Limani – Bozovcë, Tetovë
76. Ismet Fejzullahu – Reçicë, Tetovë
77. Abdylmexhid Abdylrahmani – Shipkovicë, Tetovë.
78. Refik Ilajzi – Kalishtë, Tetovë
79. Imri Elezi – Shkup
80. Ismail mehmeti – Drenovec, Tetovë
81. Muzafer Agushi – Haraçinë, Shkup
82. Isa Fazliu – Tërnovë, Gostivar
83. Naser Ademi – Negotina e Gostivarit
84. Brahim Ademi – Ferizaj
84. Hyra Emini – Ferizaj
85. Nehat Curri – Hani i Elezit, Shkup
86. Arben Ramadani – Kokaj