Në një takim me banorët e Komunës së Sarajit, kryetari i BDI-së, Ali
Ahmeti bëri prezantimin e kandidatit për kryeministër të parë
shqiptar, Naser Zyberi për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen me 15
korrik të këtij viti.
Në fjalimin e tij, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti tha se edhe rajoni po
dridhet për një ide pasi për dy javë rresht është duke u shkruar në
shtypin e vendit dhe të rajonit.
“Jo më larg se sot më parashtruan pyetje gazetarët pse tani ideja për
kryeministër shqiptarë? Ju jam përgjigjur- pse JO TANI! Urdhëroni e
përgjigjuni mua! A dal zotë të këtij vendi janë vetëm Zorani dhe
Hristijani por JO është edhe Naseri. Po ti hapim tapitë ma mirë mos i
hyjmë kësaj teme se nuk dihet kush del më i vjetër. Më dëshpëruan që u
ngutën dhe mohuan se nuk mund të jetë një kryeministër shqiptarë në këtë
vend, vërtet u zhgënjeva, se akoma nuk kanë ndryshuar akoma kanë
paragjykime se vetëm ata janë pronar të këtij vendi. Këta janë të rinj
dhe unë jua rikujtoj le ti pyesin të parët e tyre që kanë qenë në
politikë si ja kanë dal me matematik me ne shqiptarët..Këto punë nuk
janë lojë dhe ne me ndjenjat e qytetarëve dhe në veçanti të shqiptarëve
nuk bëhet hajgare . Pse u ngutën aq shumë kjo është dëshpëruese në vend
ta përshëndetnin, ide e guximshme e dobishme jo vetëm për vendin por
edhe rajonin dhe Evropën sepse i kontribuon afrimit dhe lojalitetit të
shqiptarëve ndaj shtetit. Ky shtet ka nevojë për lojalitetit të palëve e
në veçanti të dy komuniteteve më të madhe që jetojnë dhe janë bartës të
përgjegjësive të integritetit dhe sovranitetit shqiptarët dhe
maqedonasit,” potencoi kryetari i BDI-së, Ahmeti.
Kryetari i BDI-së, Ahmeti në mes të tjerash tha se misionit dhe idealet
janë të pazëvendësueshme andaj sipas tij ka patur mundësi që të dal një
kandidat nga radhët e partisë por qëllimi ka qenë që të japim një porosi
se shqiptarët janë një.
“Ne qëndrojmë pasi idesë dhe idetë janë të pavdekshme ata mund të
luftohen për një kohë mund të mos triumfojnë nga goditjet që i marrin
por ama nuk ka forcë që i mposhtë. Ne idenë e kemi hedhur në vitin 2009
dhe topi ka krisur pas njëmbëdhjetë viteve në vitin 2020. Ne kemi
dashur një kandidat shqiptarë që është i dëshmuar që ka patur përvojë
siç është rasti i kandidati Naser Ziberi duke qenë pjesë e
institucioneve të vendit . Në çdo moment do të kesh përkrahje dhe nuk
do të biem në grackë të skeptikëve dhe atyre dashakëqinjë. Ne më të
vërtet kemi qenë për president konsensual si dhe këtë ide e kemi hedhë
vetë ku dhe e bëmë. Po ky president që garoj para pesë vitesh nuk
fitojë ndërkaq tani pasi garojë me ne fitojë dhe sot mbanë postin e
presidentit. Kemi dashur të japim një porosi për bashkëqytetarët tanë se
ky vend ecën përpara duke qenë bashkë duke i harmonizuar gjërat bashkë.
15 korriku nuk është larg, ndërkaq me 16 korrik kush donë me biseduar ne
jemi këtu, urdhëroni,” përfundoi kryetari i Bashkimit Demokratik për
Integrim, Ali Ahmeti.