Edhe sot, kryetari i BDI Ali Ahmeti i shoqëruar nga bashkëpunëtor në Tetovë ka vazhduar takimet me me përfaqësues të biznesit, shoqërisë civile, arsimit dhe intelektual në suaza të aktiviteteve “Bashkë për Europë”. Krahas kryetarit Ahmeti, fjalim para të pranishmëve kanë mbajtur edhe Sekretari gjeneral i BDI Faton Ahmeti, drejtori i Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik Festim Halili, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini dhe të tjerë.
Ali Ahmeti – Kryetar i BDI
Për një vend janë shumë të rëndësishme dy rrugë, që të marrinë rrugë zhvillimet edhe proceset politike, stabiliteti dhe siguria, që ne kemi investuar mjaftë në fillimet e viteve 2002-2010. Cilët ishin parametrat që u dashtë të bëhen që të jetësohen, materializohen për të pasur siguri dhe stabilitet të qëndrueshëm? Ishte Marrëveshja Paqësore e Ohrit, pa zbatim dhe plotësim të saj sigurisht që siguria do mungonte, ose stabiliteti do lëndohej. Jemi përpjekur dhe kemi punuar me fanatizëm, që asnjë tërheqje pas mos ketë. Avancuam më tutje duke qenë pjesë e zgjidhjes problemit me palën greke, jo duke qenë spektator, por paralelisht punonim edhe me palën bullgare për ta dedektuar të tërë situatën, se si ajo është në brendi dhe si duhet zhvilluar në drejtim të një zgjidhje, sepse momentet e rëndësishme për të krijuar besueshmëri në qendrat ndërkombëtare të vendosjes, por edhe tek sipërmarrësit, njerëzit që merren me zhvillimet ekonomike, sepse nuk ka politik të shëndoshë e të qëndrueshme, pa një ekonomi të përparuar. Mund të bëjmë politika shumë të mira por nëse mbesim në proporcion shumë të lartë më zhvillimet ekonomike sigurisht që rrezikohet e gjithë ajo që bënë. Jemi përpjekur që të inkurajomë dhe ndihmojë edhe fushën e biznesit, sidomos atë vendor. U bë zona e lirë e Tetovës, që për ne ka qenë një hap shumë i mirë, investimet vazhdojnë edhe tani që po flasim. Katër investime të reja janë vetëm brenda vitit që e lamë pas, dhe vitit që fillojnë, që takime të bëjmë me të gjithë të interesuarit dhe me ato që bëjnë ekonominë e vendit. Mirëpo për sigurinë dhe stabilitetin, duheshte të mbyllet problemi me palën greke, zgjidhja e këtij problemi e bëri vendin anëtarë të NATO-s. Në një takim që kisha me përfaqësues të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore më thanë se: “Me tu anëtarësuar Maqedonia në NATO kishin vërshuar me dhjetëra e dhjetëra biznesmen të huaj për të blerë vende për ndërtim fabrikash, objekteve hotelierie dhe më bëri shumë përshtypje, sepse ato ma treguan me shifra. Ndryshimet kushtetuese na hapin mundësinë e fillimit të mbarë të hapjes së negociatave dhe kapitullit të parë për anëtarësim në BE. Dhe kjo ditë nuk është e largët për arsye se skriningu po mbaron, dhe në nëntor pas mbarimit të skriningut mbahet mbledhja e dy qeverive, asaj të Europës dhe vendit tonë. Mirëpo, ndryshimet kushtetuese domosdo duhet të bëhen për arsye se është marrëveshje detyrimisht e respektueshme. Nuk ka vullnet të mirë prej një pjese të partive politike, këtë rast opozitës maqedonase, që herë pas herë hisen ja mbanë edhe një parti shqiptare për gjoja zgjedhje të parakohshme dhe kjo do na bëhet një litar i zgjatur, po aq sa na zgjati mos zgjedhja e kontesti me palën greke. Kjo do të ndodhë pas dy apo tre muajsh, por duhet të ndodh, sepse është në të mirën e qytetarëve të këtij vendi. Është një mision i përbashkët për të gjithë, sepse të mirat që do të vijnë nuk do të vijnë vetëm për shqiptarët por të gjithë. Vettingu ne duhet domosdo ta bëjmë, duke filluar nga politikanët, ekzekutivi, kryetarët e komunave etj, sepse është në dobi të vendit. Ky veting duhet të behët nga specialistë të huaj, sepse mund të kontestohet besueshmëri. Ne kemi nevojë për gjyqësi dhe politikan të verifikuar për t’iu besuar zhvillimet e procesit, tha Ahmeti.
Faton Ahmeti – Sekretar gjeneral i BDI
Kryetari z. Ali Ahmeti dhe të gjithë bartësit e funksioneve janë në shërbim të mirëqenies së përgjithshme, standardit më të mirë për jetë, cilësisë për jetesë dhe interesave të përgjithshme qytetare. Tanimë që shteti ynë gjendet përpara sfidës historike, atë të integrimit në Bashkimin Europian kërkojmë nga Ju të na mbështesni në këtë mision kompleks, sepse ky rrugëtim do të jetë kyç për të ardhmen e shtetit, theksoi Ahmeti.
Naser Nuredini – ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor
Pas 30 vitesh kemi siguruar investime të qëndrueshme për një jetë më cilësore për të gjithë qytetarët e vendit. Kemi shpallur Malin Sharr si Park Kombëtar ndërsa kemi bërë edhe aktivitete të shumta për investime strategjike në Kodrën e Diellit, që nuk ishin bërë për një periudhë të gjatë. Kemi realizuar edhe huazime të ndryshme nga EIB për sisteme për furnizim me ujë dhe trajtimin e ujërave të zeza dhe EBRD për ndërtimin e sistemeve rajonale për menaxhim me mbeturinat, si një problematikë që përballen thuajse të gjithë vendbanimet. kemi ofruar mundësi të barabarta për zhvillim në të gjitha rajonet e vendit por edhe për të gjithë qytetarët pa dallim, sqaroi më tej Nuredini.
Festim Halili – Drejtor i Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik,
Sot misioni ynë përveç tjerash, është që të ndërtojmë edhe shkencën inovative, sipërmarrësin dhe ekonominë. Një popull i begatuar me dije dhe i fuqishëm në ekonomi as nuk gjunjëzohet as nuk nënçmohet as nuk nëpërkëmbet. Ky është misioni i ditëve tona. BDI ka pasur mision integrimin e shqiptarëve në strukturat shtetërore dhe mendoj se kjo pjesë është arritur me suksese. Sot të gjithë na akuzojnë se shqiptarët udhëheqin me gjysmën e Qeverisë, si dhe me ministrit më të fuqishme. Misioni i BDI-së sigurisht se filloi me luftën e vitit 2001, ndërsa kulminoi me legalizimin e Universitetit të Tetovës. Mendjet e ndritura kanë thënë, nëse do të shkatërrosh një popull, atëherë shkatërroja arsimin. Ndërsa misionari ynë tha, nëse duam ti ngrisim shqiptarët, atëherë duhet të ngrisim arsimin, tempujt e dijes dhe shkencës. Filloi me legalizimin e Universitetit të Tetovës, kemi mbështetur edhe Universitetin e Evropës Juglindore që të shndërrohet në privat publik, ndërsa sot kemi edhe një universitet tjetër publik në Shkup, Universitetin “ Nënë Tereza”, i cili mbanë vulën e këtyre misioneve dhe të BDI-së, tha Halili.
1 Comment