Bashkimi Demokratik për Integrim sonte në Çair ka mbajtur manifesimin “Ballë për ballë për mundësi të barabarta”, të organizuar nga Sekretariati për Mundësi të Barabarta, dega e BDI-së në Çair.
Para një numri të madh të grave të pranishme, ka folur kryetari i BDI-së z. Ali Ahmeti, kryetari i degës së BDI në Çair z. Bekim Neziri, Shkodrane Dardhishta, Sekretare për mundësi të barbarta në degën e BDI-Çair, derisa të pranishëm ishin funksionarë të lartë të BDI-së, Zëvendës kryeministri i parë Artan Grubi, sekretari i përgjithshëm Faton Ahmeti, zëvendës ministri Nazim Bushi, deputetet Arbana Pasholli, Arta Bilalli Zendeli, Vjollca Latifi Ademi, etj.
Kryetari Ahmeti u shpreh se organizimi i këtij eventi për të drejtat e grave është një vazhdë e përpjekjeve për të kërkuar drejtësi dhe barazi. Përballë sfidave dhe torturave, jemi solidarë dhe luftojmë për të drejtat e të gjithëve, pa dallim gjinor, tha kryetari i BDI-së Ali Ahmeti.
“Të gjithë ju aktiviste te degëve të BDI-së, sekretariati për mundësi të barabarta, do të doja të ju përgëzoj për këtë event të mirëorganizuar. Ky organizim ka të bëjë me një aktivitet që është një vazhdë e aktiviteteve të bashkimit demokratik për integrim që është forumi i grave. Ky forum e kthen kujtesën tek e kaluara ku në të gjitha aktivitetet që nga fillimi i protestave të lëvizjeve studentore, studente kemi qenë bashkë në kërkim të të drejtave tona që na mohoheshin. Përballë torturave kemi qenë të barabartë, ku në mënyrë mizore torturoheshin grtë, studentet, nënat e motrat, ashtu siç torturoheshin, burrat, studentët, vëllezërit pa dallim, por edhe pa dallim përkatësie gjinore të gjithë bashkë merrnim pjesë dhe ndanim përgjegjësi, kjo vazhdoi deri në atin e frontit dfejtpërsdrejti përballë pushtuesit. Gratë dhe vajzat, nënat kanë qenë pjesë e pandarë e luftës si në llogore e pozicione ashtu edhe në ndihmë, me të gjitha mjetet që posedonin në ndihmë të vëllezërve dhe motrave të tyre në front. Prandaj të nderuara nuk ka nevojë të bëni kërkesa, të kërkoni barazi dhe ngritje të motrave dhe grave shqiptare. Unë nëse kam pasur ndonjë pakënaqësi dhe revoltë të brendëshme ka qenë ajo pjesë e jetës time në politikën legale. Kur jam kyç në politikën legale në vitin 2002 nuk kishte as edhe një deputete përfaqësuese të grave shqiptare. Këtu filloi edhe irritim im, ku në shumë projektet si ai i elaboratit rë Çubrelloviçit thoshin të vritet nëna shqiptare, prandaj kjo që unë hasa në vitin 2002 më gërryente shpirtërisht, duke më rikujtuar gjithmon agjendën e apelit të Çubrelloviçit “vrisni atë që është më fajtori i fajtorve. Prandaj detyrimi mbeti tek unë dhe të gjithë bashkëpuntorët e mij se si të arrijmë ta avancojmë gruan shqiptare, sepse në sajë të ngritjes dhe shkollimit të gruas e sheh edhe shkallën e ngritjes së një kombi, sa më e pa shkolluar nëna aq më i pangritur kombi”, tha Ahmeti.
Kryetari i degës së Çairit, Bekim Neziri deklaroi se BDI-ja këto dy dekada ka realizuar shumë të drejta të shqiptarëve dhe se në këtë rrugë ka pasur ndihmën e të gjithë grave, nënave dhe motrave tona.
Sipas tij, kjo është edhe një tregues se ky sekretariat, apo forum mund të jetë edhe akademi politike për partitë politike tjera.
“Ajo që shoh këtu është se forumi i gruas, lirisht mund të konstatoj se është një akademi politike që është shembull për të gjithë se si dinë motrat, nënat dhe grat tona të organizojnë në këtë mënyrë. BDI-ja këto dy dekada ka realizuar shumë të drejta të shqiptarëve, Ali Ahmeti në krye të BDI-së ka bërë që shqiptarët e Shkupit të jenë krenarë dhe zot të vendit të tyre. Andaj, e falënderoj në emër tim dhe të degës së Çairit. BDI-ja në krye me Ahmetin dhe me z. Grubi në ekzekutiv në këtë mandat hap kapitull të ri që ndryshon jetën ekonomike të shqiptarëve. Z. Grubi me bashkëpunëtorët e tij, vendosin për hisen e shqiptarëve që përmirësojnë jetën e shqiptarëve me korridorin 8 dhe shumë projekte tjera”, u shpreh Neziri.
Ndërkohë që drejtuesja e Sekretariatit për mundësi të barabarta dega Çair, Shkodrane Dardhishta tha se Çairi, ishte dhe do të mbetet bastion i BDI-së dhe Ali Ahmetit.
Sipas saj, çdo punë e filluar me nijet të pastër i vjen era fitore duke shtuar se përballja me fortunat më e lehtë është dhe do të jetë kur mbahesh për rrënje dhe jo për dege.
“Rrënjët tona mbajnë vetëm një emër, i madhi Ali Ahmeti. Shumë gjëra u thanë dhe do të thuhen. Çairi, ishte dhe do të mbetet bastion i BDI-së. Gratë sonte dëshmuan se Çairi mbetet shtyllë e pamposhtur e BDI-së. Fitoret e njëpasnjëshme mbajnë edhe vulën e grave të Çairit. Kur bashkohemi ne mund të thyejmë edhe barriera. Jemi superfuqi kur jemi bashkë. Dua të falënderoj të plotfuqishmin, Ali Ahmeti”, tha Dardhishta.