Ali Ahmeti nga Çairi: Votoni Visarin, Ardijanin, Serminen për ta çuar Çairin dhe Shkupin përpara! Rrethoni numrin 3! (VIDEO)

Bashkimi Demokratik për Integrim ka vazhduar sot tubimet zgjedhore në Komunën e Çairit me prezantimin e kandidatit të saj Visar Ganiu, listën e këshilltarëve për Qytetin e Shkupit të kryesuar nga Ardijan Muça, listën e këshilltarë komunal në krye me znj. Sermine Purrini, si dhe programin e punës për mandatin e ardhshëm të bazuar në përbetimet e agjendës së blertë.Qytetatëve të pranishëm në sallën sportive “Shaban Tërstena” në Çair iu drejtuan kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, Shefi i Shtabit Lokal Zgjedhor dhe deputeti i zonës Izet Mexhiti, kandidati për kryetar komune Visar Ganiu, si dhe kryesuesit e listave për këshilltarë në Qytetit e Shkupit dhe Komunën e Çairit, Ardijan Muça dhe Sermine Purrini.Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në fjalimin e tij ka faleminderuar banorët e Çairit për përkrahjen dhe mundësinë që u japin kuadrove cilësor të saj në përmbushjen e misionit për më tepër zhvillim dhe për jetë cilësor si imperativ të kohës. Ai poashtu elaboroi edhe për rëndësinë e zbatimit të agjendës së blertë si mision në përputhje të plotë me vlerat e larta europiane.“Bashkimi Demokratik për Integrim merr përsipër të jetësojë e materializojë tanimë një kapitull të hapur për 10 vitet e ardhshme. Ka pasur që s’kanë besuar për shumë çështje që kemi hapur. Ju kujtohet s’është larg shumë kryeministri shqiptar. Skepticizëm, bëhet s’bëhet. Bëhet. Nuk ka gjë që nuk bëhet po filloi nga zemra. Po thyhen barrikada, siç u thynë barrikadë pas barrikade, mur pas muri, ministër të mbrojtjes po, ministër të brendshëm po, kryetar kuvendi po, ministër të jashtëm po, zëvendëskryeministër i parë po. Barrikada e rradhës kryetarin e shtetit edhe atë. Pse duhet të votohet Bashkimi Demokratik për Integrim? Pikërisht për shkak të investimit që ka bërë në kuadër profesionistësh. Pse duhet të votohet BDI? Sepse del me agjendë, me agjënde që e pasuron, që e begaton dhe që e afirmon vlerën europiane dhe na afron më afër Europës.” – potencoi kreu i BDI-së Ali Ahmeti.Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi në fjalimin e tij potencoi përkrahjen e madhe të ekzekutivit të BDI-së dhe thellimin e bashkëpunimit me Visarin dhe ekipin e tij për të realizuar projektet e shumta të programit të bazuar në cilësinë e jetës.“Ju e dini se bashkë me shokët e qeverisë këtu, i kemi qëndruar prapa Visarit me të gjitha projektet, shkolla, salla, rrugë, kanalizime, ujësjellësa me çfarëdo qoftë projekti dhe çdo gjë që premton Visar Ganiu ka premtu Artani, ka premtu Bujari, ka premtu Izeti, ka premtu Fatmiri, Kreshniku, Nazimi të gjithë neve rresht sepse kështu na ka thënë Ali Ahmeti.” – potencoi Grubi në fjalimin e tij.Shefi i Shtabit Lokal Zgjedhor në Çair dhe deputeti Izet Mexhiti në fjalimin e tij faleminderoi qytetarët dhe strukturat partiake për përkrahjen e vazhdueshme. Ai mes tjerash ka potencuar edhe shumë nga arsyet se pse kërkojnë besimin e qytetarëve për mandatin e dytë të Visar Ganiut.“Ne nuk kërkojmë votë për të mposhtur të tjerët, ne e lusim qytetarin që me 17 Tetor, të dielën të del dhe të shkojë në kutinë e votimit dhe ai do të jetë investimi më i mirë për të sepse ne tani kemi kandidat Visar Ganiun i cili do të ketë mbështjetjen edhe të Qytetit të Shkupit, edhe të Qeverisë, edhe të Parlamentit. Çair ka nevojë për mbështetje të këtilla, për ndryshime radikale dhe për investime kapitale.” – ka thënë Mexhiti në fjalimin e tij.Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani në fjalimin e tij ka ndarë epokën e liderit Ali Ahmeti në dy epoka që kanë shënuar historinë dhe kthesën politike, si në çështjen shqiptare ashtu në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke paralajmëruar epokën e tretë të liderit të BDI-së.“Zakonisht ne themi, këto zgjedhje janë të rëndësishme, por pse mendoj se këto zgjedhje me të vërtetë janë të rëndësishme; ndodhin në 20 vjetorin e epokës së shqiptarëve, që unë e quaj epoka e dytë e Ali Ahmetit- pas veprimtarisë ilegale. Projekti që bëri shqiptarin Zot të shtëpisë së vet- u realizua nga Ali Ahmeti. Të ju tregojmë të gjithëve se kjo epokë e Ali Ahmetit nuk ka qenë sezonale, por ka rrënjë të thella që do të lulëzojnë në të ardhmen. Këto zgjedhje mbahen në epokën e tretë të Ali Ahmetit. Projekti i ri i Ali Ahmetit- Agjenda e Gjelbër, nuk është projekt i përkohshëm, është kryefjala e politikës në nivel botëror” – tha Osmani në fjalimin e tij.Bartësi i listës së këshilltarëve të BDI-së për Qytetin e Shkupit, Ardijan Muça ka kërkuar votën e qytetarëve që sëbashku me Visarin të vazhdojë punën në shërbim të jetës cilësore të qytetarëve.“Të gjithë sëbashku më 17 Tetor të dalin të votojmë numrin 3 sepse vota për mua është votë për Visar Ganiun, vota për Visar Ganiu është votë për mua, vota për mua dhe Visarin është votë për Ali Ahmetin.” – tha mes tjerash Ardijan Muça.Kandidati për kryetar të komunës së Çairit Visar Ganiu ka faleminderuar qytetarët për përkrahjen e madhe në rrugëtim e mandatit katërvjeçar që pa përfundon dhe duke numëruar projektet e reja në frymën e agjendës së blertë kërkoi mbështetjen për të vazhduar rrugëtimin e zhvillimit më të madh të Çairit.“Ju ishit partner kryesor i imi në realizimin e premtimeve që kishim dhënë, ju ishit forca më e madhe në tejkalimin e sfidave që mund të rastisnim rrugës, ju ishit përkrahja dhe kritika ime më e madhe njëkohësisht, ju ishit bashkë me mua në realizimin e çdo ideje të programit tone zgjedhor, ju ishit frymëzim dhe burim i fuqisë time për çdo fjalë të dhënë dhe çdo gur të vendosur në Çair për këto katër vite. Më 17 Tetor rrethoni numrin 3, bëhuni pjesë e fitores së madhe me ne.” – me këto fjalë iu drejtua qytetarëve kreu aktual i komunës Visar Ganiu në fjalimin e tij.Bartësja e listës së kandidatëve për këshilltarë në komunën e Çairit, Sermine Purrini në fjalimin e saj ka theksuar rëndësinë e avancimit të pozitës së gruas në proceset e vendimmarrjes dhe faktorizimin e zërit të saj që është njëri nga premtimet e kandidatit Visar Ganiu për mandatin e ri.“Visari ka dhënë edhe një premtim shumë konkret se në mandatin e ardhshëm nënkryetarja e komunës së Çairit do të jetë grua. Ajo nuk do të jetë aty veç sa për të thënë, ajo nuk do të jetë aty vetëm sa për simbolikë, ajo do të ketë kompetenca të plota në udhëheqjen e komunës dhe do të garantojë reprezentimin sa më të plotë dhe më të mirë në institucionet komunale. Ditët vijnë e shkojnë gjithçka që mbetet është vepra jonë prandaj ju nëna dhe gra unë kërkoj dorën time, votën tuaj që sëbashku me datën 17 Tetor ta vulosim fatin tonë. Vota jonë më 17 Tetor do të hapë shtigje të reja, shtigje të ardhmërisë.” – tha Sermine Purrini.Bashkimi Demokratik për Integrim do të vazhdojë nesër fushatën zgjedhore me tubimin në komunën e Strugës ku do të prezantojë kandidatin për kryetar komune dhe listën e kandidatëve për këshilltarë komunal.