Ali Ahmeti nga Ura e Gurit: Kërkesat tona janë legjitime, sot Kryeministrin nesër Kryetarin e shtetit

Sot Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim z. Ali Ahmeti së bashku
me kandidatin për kryeministër të parë shqiptar, z. Naser Ziberi, në
kuadër të fushatës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare   që do të
mbahen me 15 korrik  mbajtën tubim tek Ura e Gurit në Shkup që njëherit
paraqet edhe simbol të lidhshmërisë së anës së shqiptarëve, me anën e
maqedonasve, me mesazh për unifikim u bënë thirrje qytetarëve, për
shembje të mureve ideologjike nacionaliste që ndajnë popullin, dhe për
unifikim të të gjithëve që besojnë në ideologjinë “Një vend i barabartë”
për të gjithë, të veprojnë në të mirë të vendit dhe të të gjithë
qytetarëve.

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti u shprehë se hap pas hapi bëhen gjërat
e mëdha dhe se gjithmonë nga ana e tyre  janë paraqitur filozofi, ide të
kapshme e të dobishme si për shqiptarët po ashtu edhe për gjithë
qytetarët që jetojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Kemi kontribuar në shumë zhvillime të rëndësishme të vendit siç është
zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit që nuk ishte dobi prurës  vetëm për
shqiptarët por edhe për gjithë komunitet tjera në vend me sakrificën
tonë, ku më së shumti fituan bashkëqytetarët tanë maqedonas pasi ne i
siguruam vendit integritet dhe sovranitet, njohje dhe forcuam miqësinë
me  ndërkombëtarët. Ajo që dihej botërisht problem i madh për këtë shtet
  ishte çështja e emrit që rezultoi me Marrëveshjen e Prespës me çka e   
rreshtojë këtë shtet dhe e bëri të barabartë në mesin e të barabartëve
dhe me këtë fituam të gjithë pasi fitoi paqja,” potencoi Ahmeti.

Kryetari i BDI-së, Ahmeti bëri të ditur se deri më sot janë bërë shumë
të arritura për shqiptarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Nga ky vend këtu hiq më larg, Skënderbeu na vështron. Jo më shumë se
100 vite më parë në këtë urrë kanë kaluar Hasan Prishtina dhe Isa
Boletini të cilët asnjëherë nuk mohuan edhe kombet tjera që kanë jetuar
në këto hapësira.  Ka patur bashkëpunim të patriotëve shqiptarë me
lëvizjet maqedonase dhe nuk pendohem kur kam thënë se duhet të pranohet
Dellçevizmi  pra të pranohet Goce Dellçevi  pasi ka bashkëpunuar me
patriot shqiptarë.  Kamë porosi për këta politikanë të rinj të këtij
vendi  të cilët po  bëjnë hegjemonizëm për një unitet të çeliktë në mes
tyre vetëm e vetëm që kryeministri të mos jetë shqiptar le të kthehen në
të kaluarën dhe në rast se kanë respekt për atdhetarin e tyre Goce
Dellçevin le ta shohin se ai ka mbajtur fjalim para shqiptarëve me plis
të bardhë. Kjo kandidaturë duheshe ti gëzoj në rast se janë pasardhës të
Goce Dellçevit,” nënvizoi Ahmeti.

  Kreu i BDI-së, z. Ali Ahmeti theksoi se kandidatura e kryeministrit
shqiptar jo vetëm që do të forcojë  stabilitetin dhe sigurinë e vendit
por do ketë edhe ndikim pozitivë ndaj ekonomisë.

“Kjo kandidaturë do ti afrojë dhe nuk do ti ndaj komunitet dhe këtë nuk
e bëjmë për demagogji koha e ka treguar   se ministri i Brendshëm i
Mbrojtjes  kryetari Kuvendit janë udhëhequr nga shqiptarët  të cilët e
forcuan këtë shtet të cilët për mrekulli i udhëhoqën këto pozicione me
përgjegjësi por edhe me kaq përgjegjësi edhe kryeministri shqiptarë do
të udhëheq vendin  dhe unë jam shumë i bindur që me sukses do të
ballafaqohet me të gjitha sfidat.  Është shumë e natyrshme dhe legjitime
që të ngjitemi edhe majave të shtetit për ti udhëhequr  sot kërkojmë
postin e Kryeministrit nesër edhe Kryetarin e shtetit pasi është vendi
ynë, shteti ynë dhe askush këto të drejta nuk mund të na mohojë,”
përfundoi Ahmeti.

Related posts

Projekti “Be Clean, Be Green” bashkon Haraçinën dhe Rahovecin për zgjidhje rajonale në fushën e mjedisit jetësor

Sot, Komuna e Haraçinës në kuadër të projektit “Be Clean, Be Green”, organizoi me sukses konferencën ndërkufitare duke bashkuar autoritetet lokale, ekspertët…

Ahmeti pret ambasadoren norvegjeze, konfirmon angazhimin e Poll Villiams mbi platformën e legjitimitetit

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka takuar Ambasadoren e Norvegjisë në Maqedoninë e veriut, zonjën Kristin Melsom. Bashkëbiseduesit…

Ali Ahmeti: Beteja për legjitimitet dhe dinjitet në çdo vendbanim dhe institucion

Bashkimi Demokratik për Integrim në Gostivar mbajti një mbledhje në përbërje të gjerë të strukturave të partisë. Në këtë mbledhje, të ftuar…