Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti ka pritur nëtakim ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shkup, z. Dejvid Gir. Gjatëkëtij takimi, kryetari Ahmeti i ka uruar punë të mbarë dhe shëndet z.Gir.Ahmeti i ka thënë ambasadorit evropian Gir se Maqedonia e Veriut,përkatësisht koalicioni qeveritar është plotësisht i përkushtuar nëagjendën për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, që njëherëshështë dhe qëllim strategjik i yni.Gjatë bisedës, Ahmeti dhe Gir u pajtuan se Republika e Maqedonisë sëVeriut po bën përpjekje të fuqishme për të realizuar reformat ebrendshme në mënyrën më efikase dhe gjithëpërfshirëse. Përveç kësaj,kryetari i BDI-së Ahmeti i shprehu mirënjohje ambasadorit Gir përangazhimin e Bashkimit Evropian sa i përket mbështetjes për gjithërajonin e Ballkanit Perëndimor.Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti dhe ambasadorii BE-së në Shkup, z. Dejvid Gir gjithashtu biseduan dhe për çështjen evetme të hapur të Maqedonisë së Veriut, kontestin me Bullgarinë. Ahmetii tha ambasadorit Gir se kjo situatë e krijuar do të tejkalohet përmesdialogut të mirëfilltë dhe shumë konstruktiv midis Shkupit dhe Sofjesdhe që në këtë drejtim vendit i duhet një lehtësim nga BashkimiEvropian, ngjashëm si edhe me Greqinë.Në fund të këtij takimi, kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti i thaambasadorit të BE-së, z. Dejvid Gir se të dyja palët, edhe Shkupi edheSofja duhet të jenë shumë të kujdesshme në përmbylljen e këtij kontestidhe që duhet pasur parasysh se “sa më shumë histori, aq më shumënostalgji” do të shkaktohet.