Ali Ahmeti pret Ambasadorin e OSBE Koja

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti sot karealizuar një takim me Shefin e Misionit të OSBE-së në Shkup,ambasadorin Klemenes Koja.Ahmeti me këtë rast i ka thënë ambasadorit Koja se bashkëpunimi i venditme Misionin e OSBE-së është prej një rëndësie të madhe, në veçanti nëpjesën e shfrytëzimit të përvojave dhe ekspertizës që marrim në shumëlëmi.Kryetari Ahmeti dhe ambasadori Koja gjatë këtij takimi biseduan edherreth sfidave me pandeminë e shkaktuar nga virusi COVID-19, mënyrat mëtë mira se si të përballemi me këtë situatë, përkrahjen ekonomike dhendihmën për kompanitë dhe qytetarët përmes masave të cilat kontribuojnëpër tejkalimin sa më të lehtë të pasojave të shkaktuara nga COVID-19.Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe ambasadori i OSBE-së, z. KlemensKoja shkëmbyen mendime edhe rreth situatës së fundit të krijuar meBullgarinë. Ahmeti i tha ambasadorit Koja se është i bindur që përmesbisedave konstruktive me Bullgarinë, do të tejkalohen të gjitha çështjete hapura në mënyrë miqësore dhe Bullgaria do të mbetet përkrahëse eRepublikës së Maqedonisë së Veriut si pjesë e Bashkimit Evropian.Ahmeti, gjithashtu ka njoftuar ambasadorin Koja se funksionaliteti ikoalicionit dhe kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut është nënivel dhe që funksionon sipas të gjitha parimeve të cilat shpijnë vendindrejt Bashkimit Evropian.Ahmeti dhe Koja gjatë këtij takimi nuk kanë anashkaluar rajonin si dhesituatën e krijuar pas ngritjes së aktakuzave nga Gjykata Speciale ndajpresidentit të Kosovës, kryetarit të parlamentit dhe disa ish krerëve tëtjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ahmeti i ka përsëriturambasadorit Koja se lufta e UÇK-së ka qenë luftë për liri, luftë edrejtë dhe që edhe të akuzuarit e fundit do të kthehen ballëlartë ngaHaga dhe përfundimisht do të dëshmojnë luftën e pastër që ka bërë Kosovadhe populli i saj.Në fund të këtij takimi, Ahmeti dhe Koja shprehën gatishmëri për vazhdimtë bashkëpunimit të ndërsjellë në të gjitha segmentet të cilat janë nënkompetenca të OSBE.

Related posts

Projekti “Be Clean, Be Green” bashkon Haraçinën dhe Rahovecin për zgjidhje rajonale në fushën e mjedisit jetësor

Sot, Komuna e Haraçinës në kuadër të projektit “Be Clean, Be Green”, organizoi me sukses konferencën ndërkufitare duke bashkuar autoritetet lokale, ekspertët…

Ahmeti pret ambasadoren norvegjeze, konfirmon angazhimin e Poll Villiams mbi platformën e legjitimitetit

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka takuar Ambasadoren e Norvegjisë në Maqedoninë e veriut, zonjën Kristin Melsom. Bashkëbiseduesit…

Ali Ahmeti: Beteja për legjitimitet dhe dinjitet në çdo vendbanim dhe institucion

Bashkimi Demokratik për Integrim në Gostivar mbajti një mbledhje në përbërje të gjerë të strukturave të partisë. Në këtë mbledhje, të ftuar…