Ali Ahmeti priti kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim z.Ali Ahmeti sot nëKuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut realizoi takim mekryeministrin e Republikës së Kosovës z.Avdullah Hoti i cili po qëndronpër vizitë zyrtare në vend.z.Ahmeti gjatë këtij takimi me z.Hoti ka thënë se Maqedonia e Veriut dheKosova kanë marrëdhënie të shkëlqyer ndër-fqinjësore dhe se kështu do tëmbeten gjithmonë.Ahmeti dhe Hotit kanë bashkëbiseduar edhe për zgjerimin e bashkëpunimitmes dy vendeve tona në funksion të paqes, ekonomisë, stabilitetit dhemirëqenies në rajon.Lideri i BDI-së z.Ahmeti ka uruar z.Hoti për marrëveshjen e Uashingtonite cila hap rrugën e njohjes reciproke si dhe integrimit në NATO dhe nëBashkimin Evropian pasi që kjo është rruga e vetme që garanton një jetëmë të mirë për të gjithë qytetarët e Ballkanit.Kryetari i BDI-së, z.Ali Ahmeti gjatë takimit me kryeministrin eRepublikës së Kosovës z.Hoti diskutuan edhe mbi arritjet e Maqedonisë sëVeriut duke përmendur këtu marrëveshjen me Athinën dhe Sofjen si dheorientimin e vendit drejt Bashkimit Evropian.Ahmeti ka porositur Hotin që kompromiset e arritura të Maqedonisë sëVeriut me Greqinë dhe Bullgarinë të jenë një pikë referimi për dialogunKosovë-Serbi pasi që vetëm përmes marrëveshjeve shtetet tona mund tëecin përpara.Në fund të takimit lideri i BDI-së Ahmeti theksoi se Maqedonia e Veriutdo të përkrahë Republikën e Kosovës në zbatimin e reformave të nevojshmedhe të rëndësishme me qëllim mbisundimin e së drejtës dhe funksionimin emirëfilltë të institucioneve të Kosovës e me këtë rast integrimineuro-atlantik.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…