Në përkujdesje të kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, z. AliAhmeti sot u organizua konferencë me rastin e shënimit të 40 vjetorit tëdemonstratave studentore në Prishtinë, të cilat dhe sollën lirinë përpopullin shqiptar të Republikës së Kosovës.Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti me këtë rast ka thënë se sot është njëditë e veçantë pasi që në këtë përvjetor pranë tij të pranishëm ka dheshumë bashkëveprimtar dhe pjesëmarrës të ngjarjeve të vitit 1981 siFadil Bajrami, Tahir Hani dhe Sadulla Duraki e shumë të tjerë.Ahmeti para të pranishmëve gjithashtu ka thënë se gjenerata e vitit 1981është gjeneratë më me fat pasi që kur nuk e humbi kontinuitetin deri nëorganizimin e luftës çlirimtare.Siç u shpreh kryetari Ahmeti pas krijimit të Ushtrisë Çlirimtare tëKosovës, u bë një luftë e pastër, me ndihmën e aleatëve, me ndihmën eSHBA-ve, BE-së dhe NATO-së, me ç’rast u arrit të çlirohet Kosova. Më pasarritëm që Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare dhe UÇPMB-në ta organizojmëmirë dhe ia dolëm mbanë që në fushën kombëtare dhe atë ndërkombëtare talegjitimojmë UÇK-në, por dhe të pranohet marrëveshja ndërkombëtare përndryshim rrënjësor të statusit politik të shqiptarëve në Republikën eMaqedonisë së Veriut, me marrëveshjen paqësore të Ohrit.Ndërkohë drejtori i ITKSHKS-së, z. Skender Asani në fjalën e tij merastin e kësaj konference tha se demonstratat studentore që ndodhën para40 viteve, më 11 mars të vitit 1981 hapën një proces të pandalshëm tëbetejave të vetëdijesimit politik të shqiptarëve në ish Jugosllavi.Sipas Asanit këto ngjarje epiqendrën e patën në Kosovë, por që ato uzgjeruan dhe shtrinë ndikimin e tyre edhe në hapësirat tjera shqiptarenë ish Jugosllavi. Sipas tij viti 1981 shënoi kufirin mes dymentaliteteve politike të asaj kohe, mendësinë burokratike tëpolitikanëve që kundërshtonin çdo lloj ndryshimi dhe në anën tjetërstudentët të prirë nga një shtresë revolucionarësh politik që ishinkalitur në ilegalitet, të cilët më vonë do të bëheshin dhe bartës tëproceseve të rëndësishme që u kurorëzuan me kryengritjen e armatosur,fillimisht në Kosovë e pastaj në Maqedoni të Veriut dhe në Luginën ePreshevës.Nga ana tjetër bashkëveprimtari i kryetarit të BDI-së, z. Hydajet Hysenifjalimin e tij e nisi me disa fjali të atdhetarit të madh shqiptar AdemDemaçi i cili për demonstratat e studentore të vitit 1981 kishte thënë:“Po të mos ishin përpjekjet e mëhershme çlirimtare nuk do të ishtelëvizja e vitit 1968, po të mos ishte lëvizja e 68-ës nuk do të ishtepranvera e vitit 1981 dhe të gjitha lëvizjet e mëvonshme e deri tekUshtritë Çlirimtare që sollën realizimin e një pjese të madhe tëidealeve të brezave të mëparshëm.”Në fund të kësaj konference, Ahmeti, Hyseni dhe Asani u dakorduan bashkëse shqiptarët asnjëherë nuk kanë qenë më mirë se sot, por pranuan senesër mund të bëhemi edhe më mirë nëse të gjithë bashkë punojmë dheangazhohemi për një ardhmëri më të mirë dhe pikësynim i yni mbetenvlerat evropiane dhe thellimi i partneritetit me miqtë tanë amerikan.