Ali Ahmeti takon ambasadorin e Francës: Legjitimiteti po shkelet rëndë nga qeveria monoetnike, BDI nuk destabilizon

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot në selinë e partisë në Tetovë ka takuar ambasadorin e Francës në vend, z. Siril Bomgartner. 

Bashkëbiseduesit kanë diskutuar rreth zhvillimeve politike në vend e rajon, integrimit europian dhe ndryshimeve kushtetuese, frymës së Marrëveshjes së Ohrit dhe legjitimitetit. 

Kryetari Ahmeti ka përsëritur përkrahjen e madhe të Bashkimit Demokratik për Integrim për ndryshimet kushtetuese në përputhje me Marrëveshjen e fqinjësisë së mirë për ta përfshirë komunitetin bulgar në kushtetutë me ç’rast zhbllokohet rruga drejt Bashkimit Europian, por gjithashtu ka shprehur nevojën e respektimit të emrit kushtetues dhe të Marrëveshjes së Prespës me Greqinë. 

Z. Ahmeti foli për frymën e Marrëveshjes së Ohrit, të garantuar nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila po shkelet rëndë nga qeveria me legjitimitet monoetnik. 

Legjitimiteti buron nga zgjedhjet ku shprehet vullneti demokratik i popullit për të zgjedhur përfaqësuesit e vet, e në veçanti në shoqëri multietnike ku partitë janë të organizuara në baza etnike.

Humbësit e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare nuk janë përfaqësues legjitim të popullit shqiptar, por janë shërbëtorë të VMROsë dhe po shkatërrojnë çdo të arritur në drejtim të barazisë. 

Në lidhje me situatën e sigurisë, z. Ahmeti alarmoi për mashtrimin e madh qeveritar për të inskenuar skenare destabilizuese që të defokusohet opinionin nga dështimet e mëdha dhe skandalet e panumërta dhe të përditshme të qeverisë së pa-aftë. 

BDI nuk është pjesë e asnjë skenari destabilizues dhe hedh poshtë çdo tendencë komplotiste qeveritare. 

Related posts

Zgjedhjet e parakohshme: Zgjidhje për krizën e legjitimitetit dhe parakusht për mirëqenien ekonomike

BDI vlerëson se lidershipi i vërtetë e tregon forcën e tij në momentet e llogaridhënies. Thirrja për zgjedhje të parakohshme, krahas zgjedhjeve…

Ali Ahmeti priti në takim Lulzim Bashën

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë të ditur se ka realizuar takim me Lulzim Bashën, kryetar i Demokratëve Euroatlantikë. Në njoftim…

Projekti “Be Clean, Be Green” bashkon Haraçinën dhe Rahovecin për zgjidhje rajonale në fushën e mjedisit jetësor

Sot, Komuna e Haraçinës në kuadër të projektit “Be Clean, Be Green”, organizoi me sukses konferencën ndërkufitare duke bashkuar autoritetet lokale, ekspertët…