Ali Ahmeti: Të gjithë ta mbështesim iniciativën e Edit për ndryshim të Rezolutës skandaloze 1782

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti me rastin e fjalimit të kryeministrit shqiptar Edi Rama në Këshillin e Europës, ka theksuar se Rezoluta skandaloze u miratua si rezultat i propagandës ruso-serbe me lajme të rreme, të cilat nuk u vërtetuan asnjëherë dhe dëmtuan rëndë sakrificën tonë kombëtare për liri, pavarësi, demokraci dhe barazi.

Mbështes tërësisht iniciativën e Kryeministrit Edi Rama në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës për ndryshimin e Rezolutës së padrejtë dhe të pasaktë 1782 të vitit 2011.

Rezoluta skandaloze u miratua si rezultat i propagandës ruso-serbe me lajme të rreme, të cilat nuk u vërtetuan asnjëherë dhe dëmtuan rëndë sakrificën tonë kombëtare për liri, pavarësi, demokraci dhe barazi.

Ftoj të gjithë kolegët, veprimtarët, patriotët, intelektualët, politikanët, gazetarët, opinionistët, shoqërinë civile dhe qytetarët t’i bashkangjiten thirrjeve për ndryshim të Rezolutës dhe përmirësimin e padrejtësisë ndaj kombit shqiptar.

UÇK-ja është forcë çlirimtare e cila kishte përkrahjen e botës perendimore, njejtë sikur sot populli liridashës Ukrainas.

Liria ka emër – UÇK!

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…