Ali Ahmeti: Urime Kurban Bajramin, kujdes shëndetin

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar
besimtarët musliman për festën e Kurban Bajramit.

“Përshëndetje në këtë ditë të bekuar miq, me uratat më të sinqerta dhe
më dashamirëse për shëndet, fat dhe lumturi në familjet e juaja.

Festën e sivjetme të sakrificës së Kurban Bajramjt po e shënojmë në
kushte të veçanta të kujdesit për shëndetin publik, andaj dhe ju lus
shumë që ti përmbahemi rekomandimeve të autoriteteve shëndetësore dhe
fetare.

Uroj që festa t’ju gjejë në shëndet të mirë të gjithë juve dhe familjeve
tuaja si dhe t’ju sjellë mbarësi e gëzime për juve, për kombin dhe për
vendin.

Të lutemi bashkarisht për shëndetin e të gjithë të prekurve dhe për
tejkalimin sa më të shpejtë e më të lehtë së kësaj gjendje të vështirë
që po na e ndryshon mënyrën e jetesës.

Gëzime e mbarësi të keni përgjithmonë miq, shumë urime dhe të fala të
gjithëve.” shkruan Ahmeti në uratën e tij me raatin e festës së Kurban
Bajramit.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…