Ali Ahmeti:Pas çdo vështirësie vjen lehtësimi, urime muajin e shenjtë

Të nderuar vëllezer dhe motra, të nderuar besimtarë

Kam nderin e veçantë t`u uroj përzemërisht me rastin e fillimit të
muajit të shenjtë të Ramazanit me uratat më të sinqerta dhe dashamirëse
për agjerim të lehtë dhe lutje të pranuara, shëndet dhe mbarësi në
gjirin tuaj familjar.

Ky muaj i përkushtimit dhe besimit po na gjen në vështirësi, por
besimtari i denjë dhe i devotshëm e di që pas çdo vështirësie vjen
lehtësimi.

Të shtojmë lutjet, të risim veprat bëmirëse, të shtrijmë dorën njëri
tjetrit, të bëhemi të dobishëm për vetën, për familjen, për shoqërinë
dhe për Perendinë.

Në vigjilje të fillimit të muajit të shenjtë, sot dhe nesër, po
vizitojmë mbi 2.000 familje për tju thënë se nuk jeni vetëm dhe ftoj gjithësecilin prej nesh të bëj çmos që ti dalim në ndihmë njëri
tjetrit, me nijet të mirë, me lutje të sinqertë, me veprim të drejtë.

Ju uroj shumë shëndet, përkushtim ndaj familjes dhe Zotit, qetësi
shpirtërore dhe besim të pashtershëm.

I juaji,
Ali Ahmeti

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…