APEL për kujdes të shtuar dhe sjellje të ndërgjegjshme dhe të përgjegjshme

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor APELON për kujdes të shtuar dhe sjellje të ndërgjegjshme dhe të përgjegjshme, sepse në kushtet e temperaturave jashtëzakonisht të larta që e kanë kapluar vendin tonë për një kohë të gjatë edhe neglizhenca më e vogël mund të jetë shkak për zjarr që mund të ketë pasoja katastrofike në shëndetin e njerëzve, natyrës dhe mjedisit jetësor.  Zjarret jo vetëm që shkatërrojnë natyrën, por gjithashtu shkaktojnë një rritje të përqëndrimeve të grimcave të pezulluara në ajër, për shkak të së cilës gjatë ditës së djeshmë është vërejtur tejkalim i vlerës kufitare mesatare ditore të përshkruar në pothuajse të gjitha pikat e matjes në vend. Zjarret në afërsi të trupave ujorë mund të kenë një ndikim negativ në ujërat sipërfaqësorë dhe nëntokësorë dhe të shkaktojnë ndryshime fizike dhe kimike në cilësinë e ujit. Në rast zjarri, para përdorimit është e nevojshme të bëhet kontroll i korrektësisë së ujit nga puset dhe burimet. Përveç kësaj, duhet të kemi parasysh se uji që përdoret për të shuar zjarrin nxirret nga trupat ujorë përreth, për shkak të së cilës është e mundur edhe prishja e bilancit të ujit në të njëjtit. Veçanërisht apelojmë për rritje të përgjegjësisë dhe kujdesit të personave juridikë që në proceset e tyre teknologjike kanë kontakt me kemikate, derivate dhe materiale lehtësisht të qëndrueshme dhe që ndizen, si dhe respektim maksimal i planeve për mbrojtjen nga zjarri dhe avaria.   

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…