Arbër Ademi: jemi të përkushtuar ndaj agjendës evropiane

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, deputeti, Arbër Ademi i shoqëruar nga ambasadori i Sllovakisë në Maqedoninë e Veriut, Henrik Markus, sot ka realizuar takim me drejtorin e Asociacionit për Politikë të Jashtme të Sllovakisë, Tomas Strazay.

Ademi gjatë takimit me Strazay ka theksuar se Maqedonia e Veriut është e përkushtuar ndaj agjendës evropiane të vendit për të cilën ka konsensus nacional, politik dhe qytetarë.
Gjithashtu ka bërë të ditur se mbështetja sllovake për vendin është shumë e rëndësishme ku janë dakorduar që bashkëpunimi mes dy vendeve në interes të qytetarëve të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme.

Related posts

Kuvendi

Koordinatore e Grupit Parlamentar Rina Ajdari Rina Ajdari është e lindur më 09.06.1984 në Tetovë. Shkollën fillore dhe të mesme, gjimnazin e…

Kuvendi

Zëvendës Koordinatore e Grupit Parlamentar Dijana Toska Dijana Toska u lind më 4 qershor 1965 në Shkup, ku kreu edhe shkollimin fillor…

Kuvendi

Përbërja e Grupit Parlamentar Në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 8 maj 2024, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) garoi si forca udhëheqëse…