Arbër Ademi në takime në Prishtinë me Komisionin për Çështje europiane dhe punë të jashtme

 Sot delegacioni i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i përbërë nga Arbër Ademi, kryetar, Fanica Nikollovska, anëtare dhe zëvendësanëtarë Beti Rabaxhievska Naumovska dhe Igor Zdravkovski, morën pjesë në takimin e përbashkët ndërparlamentar të komisioneve për çështje evropiane dhe punë të jashtme të parlamenteve të Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Kroacisë, që u mbajt në Kuvendin e Prishtinës, Kosovë.

Në forumin, të cilin e hapi Arbëresha Kryeziu-Hiseni, kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, fjalë përshëndetëse mbajtën Saranda Bogujevci, nënkryetare e parë e Kuvendit të Kosovës, si dhe Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i parë për eurointegrime, zhvillim dhe dialog dhe Donika Gërvalla Shvarc, zëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Në prezantimet e tyre u theksua se ky forum është platformë strategjike për  dialog thelbësor për rrugën tonë të përbashkët drejt eurointegrimit dhe në drejtim të bashkëpunimit reciprok dhe mbështetjes dhe shkëmbimit të përvojave dhe praktikave pozitive.

Ademi në fjalimin e tij në seancën kushtuar Lëvizjes në procesin e eurointegrimeve: sfidat, mundësitë dhe strategjitë për bashkëpunim,përshëndeti nismën për bashkimin rajonal dhe shkëmbimin e përvojave dhe praktikave në lidhje me proceset eurointegruese, që do të kontribuojë në rezultate pozitive në drejtim të avancimit të tyre dhe arritjes së qëllimit të përbashkët përfundimtar, që është anëtarësim në BE. Në të njëjtën kohë, theksoi se Maqedonia e Veriut në vazhdimësi ruan trend pozitiv të bashkëpunimit dhe komunikimit intensiv bilateral në nivelin më të lartë me të gjitha vendet e BP-së. Interesi ynë strategjik është në drejtim të ndërtimit, pasurimit dhe ruajtjes së marrëdhënieve të mira fqinjësore të qëndrueshme dhe të begata bilaterale, në të gjitha sferat e interesit dhe në këtë drejtim, tejkalimi i çështjeve të hapura.

Ademi theksoi se duhet shfrytëzuar momenti pozitiv në BE për procesin e zgjerimit, i cili në fakt është duke u përshpejtuar për shkak të rrethanave gjeopolitike dhe se Maqedonia e Veriut nuk duhet të mbetet prapa në rrugën e saj drejt BE-së, për shkak të kushtit të vendosur për ne në Kornizën Negociuese, dhe ky është ndryshimi i Kushtetutës së vendit, me qëllim përfshirjen e bashkësisë bullgare në Kushtetutë.  Shpresoi se procedura e nisur do të përfundojë me sukses dhe vendi do të fillojë negociatat dhe do ta hap klasterin “Themelet”.

Në diskutime, bashkëbiseduesit shkëmbyen mendimet dhe qëndrimet e tyre për përvojat e deritanishme në lidhje me proceset eurointegruese, ndërsa theksoi se procesi i BE-së duhet të ketë parashikueshmëri që të jetë i suksesshëm. I përbashkët ishte konstatimi se rajoni nuk ka alternativë tjetër dhe se vendet e BP-së e shohin të ardhmen e tyre në Bashkimin Evropian. Për këtë,  u shpreh gatishmëria e vendeve për të përmbushur reformat evropiane, harmonizimi i legjislacioni nacional me atë evropian, sipas kritereve të Kopenhagës dhe tejkalimi i instrumentit të vetos për bllokim të procesit të BE-së, për shkak të çështjeve bilaterale.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…