Arjanit Hoxha

Arjanit Hoxha ka lindur më 18 tetor 1986 në Resnjë, Maqedonia e Veriut.

Karrierën e tij e ka ndërtuar duke kombinuar angazhimin qytetar dhe politik me përvojën në sektorin privat dhe publik. Që në moshë të re është përfshirë në projekte shoqërore dhe ndërkombëtare, përfshirë iniciativa të mbështetura nga OSBE, si dhe në aktivizëm rinor si anëtar i Parlamentit Rinor Evropian, ku ka përfaqësuar Maqedoninë e Veriut në aktivitete ndërkombëtare.

Në periudhën 2020–2021, Arjanit Hoxha ka ushtruar funksionin e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave të Maqedonisë së Veriut, duke udhëhequr procese institucionale dhe politike në një sektor kyç për zhvillimin e vendit.

Ai është i diplomuar në Administrim Biznesi në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. Po ashtu, ka marrë pjesë në programin prestigjioz IVLP (International Visitor Leadership Program) të Departamentit Amerikan të Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të programit “Youth Leaders”.

Në janar të vitit 2026, Arjanit Hoxha është zgjedhur nënkryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim.

E-mail: arjanit.hoxha@bdi.mk

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…

1 Comment

Comments are closed.