Arkin Jahiji

Arkin Jahiji ka lindur më 17 mars 1981 në Tetovë. Studimet universitare dhe pasuniversitare i ka përfunduar në Universitetin e Evropës Jug-lindore në Tetovë, ku ka diplomuar si jurist në vitin 2005 dhe ka fituar titullin Magjistër i Administratës Publike Krahasimtare të Bashkimit Evropian në vitin 2015.

Që nga viti 2008 është i angazhuar në institucionet shtetërore, ku ka ushtruar funksione të ndryshme në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe në Ministrinë e Drejtësisë. Ka marrë pjesë në këshilla, komisione dhe grupe punuese kombëtare, kryesisht në fushën e reformave në drejtësi dhe ndihmës juridike falas. Drejtor organizativ në Klinikën Universitare për sëmundjet e fëmjëve-Shkup (2023-2024). Aktualisht është këshilltar shtetëror për ndihmë juridike falas në Ministrinë e Drejtësisë.

Në proceset zgjedhore ka qenë aktiv si shef i departamentit juridik të Degës së Bërvenicës në zgjedhjet komunale të viteve 2013 dhe 2017, si dhe në zgjedhjet parlamentare të viteve 2014, 2016 dhe 2020. Në vitin 2019 është zgjedhur anëtar i Kryesisë së Degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Bërvenicë, ndërsa në vitin 2022 zgjidhet kryetar i degës përmes sistemit të ri zgjedhor “Një anëtar – një votë”. Në përputhje me statutin e ri të Bashkimit Demokratik për Integrim, në dhjetor të vitit 2025 emërohet kryetar i degës nga kryetari i partisë.

Në vitin 2021 ka qenë kandidat i BDI-së për Kryetar të Komunës së Bërvenicës, duke dëshmuar angazhim të drejtpërdrejtë politik dhe përkushtim ndaj zhvillimit lokal.

Zotëron gjuhën shqipe (amtare), maqedonishten dhe anglishten. Ka të dhëna provimet profesionale të jurisprudencës dhe noterisë.

Gjendja civile: I martuar dhe baba i tre fëmijëve.

Kontakt:

📧 E-mail: arkinjahiji@gmail.com
🌐 Facebook: https://www.facebook.com/arkin.jahiji.2025
🔗 LinkedIn: https://www.linkedin.com/in/arkin-jahiji-577b6999/

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…

1 Comment

Comments are closed.