Arta Bilalli Zendeli: Festat e marsit na rikthejnë në memorie gjendjen e femrave në të kaluarën, sfidave duhet bërë ballë vetëm bashkë

Sekretarja e Sekretariatit për mundësi të barabarta në BDI dhe njëherit deputete Arta Bilalli Zendeli, në fjalimin e saj para të pranishmeve sot në eventin “Nje kremtim në vigjilje të 7 dhe 8 Marsit”, shprehu falenderim për gjithë pjesëmarëset dhe foli mbi rolin e gruas në shoqëri.

Fjalimi i plotë:

I nderuar Kryetar z. Ali Ahmeti,

Të dashura Etilda dhe Time,

Të dashura zonja,

Në fillim më lejoni të ju dëshiroj mirëseardhje në eventin e organizuar nga SMB të BDI- “Nje kremtim në vigjilje të 7 dhe 8 Marsit” dhe falenderimet e mia që iu përgjigjët pozitivisht ftesës tonë.

7 dhe 8 Marsi janë dy festa që zgjojnë përkujtime të ndryshme!

7 Marsi gjithmonë na bënë të kujtojmë rolin dhe sakrificën e mësueseve dhe mësuesve tanë që na i mësuan shkronjat shqip, rolin e rilindasve që mundësuan e krijuan kushte në vitin 1887 të hapet shkolla e parë shqipe, edhe përkundër sfidave e peripecive me të cilat ballafaqoheshin nga anë të ndryshme.

8 Marsi- kjo festë e gruas e cila na bënë të mendojmë se në çfarë gjendje ka qenë gruaja në të kaluarën, e privuar nga shumë të drejta dhe e ngarkuar me punë të rënda.

Por, kur jemi te këto 2 data- njëra kombëtare e tjetra ndërkombëtare, nuk mund të mos e pranojmë se fillimi i marsit, ne shqiptarëve, na e kujton edhe sakrificën dhe rënien heroike të Jasharajve në Prekaz. Lavdi!

Të dashura zonja, ashtu siç na bashkon 7 marsi, ashtu siç na i kujton ditët e fillim marsit të vitit 1998 dhe heroizmin e familjes Jashari, sot, më lejoni që në emrin tim personal dhe në emrin tuaj, të ju falenderoj për prezencën dhe ardhjen prej përtej kufijve të dy mikeshave të mija dhe tonat, znj. Etilda Gjonaj e cila na vjen nga Shqipëria dhe na sjellë arsimdashurinë e Korçës dhe znj. Time Kadrija e cila na vjen nga Kosova e na sjellë atdhedashurinë e Prekazit. Ju faleminderit për prezencën tuaj, qofshim gjithmonë bashkë.

Në fund, unë nuk mund të mos ju falenderohem shoqeve, kolegeve, bashkëpartiakeve të mia me të cilat bashkëpunuam fortë që ky event të merr këtë formë dhe të del sa me i bukur.

Arbana, Nora, Lejla, Vjollca, Rina, Fisnike, Merita, Nermin së bashku me mua, gjatë këtij organizimi dëshmuam se ne jemi një dhe jemi bashkë. Përveç nesh, nuk mund të mos e përmendi personin i cili na përkrahu aq fortë në aspekt të logjistikës dhe për asgjë nuk na tha JO gjatë organizimit. Bejtulla Ademi nuk është prezent por meriton një duartrokitje dhe falenderim të posaçëm.

Qofshim bashkë edhe për sfidat e rradhës.

Ju faleminderit!

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…