Artan Grubi: Drejtësisë së porositur me telefon i ka ardhur fundi

Zëvendëskryeministrit i parë i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ministër i Sistemit politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, Artan Grubi përmes një konference për shtyp tha se drejtësisë së porositur me telefon i ka ardhur fundi. Do të fillojmë dhe monitorojmë reformat e nevojshme për barazi të plotë të qytetarëve, përfshirë edhe drejtësinë joselektive nëpërmjet të vetingut. Nuk mund të ekzistoj një drejtësi ndryshe për njërin e ndryshe për tjetrin, as ndryshe për qytetarët e ndryshe për politikanët. Drejtësisë së porositur me telefon i ka ardhur fundi tha ai.Grubi u ndal tek shumë cështje të ndryshme që kanë të bëjnë me zgjedhjet e fundit më 15 Korrik por edhe tek ato që e presin Qeverinë e re në Maqedoninë e Veriut .Ai u shpreh se në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën më 15 korrik të vitit 2020, qytetarët e vendit tonë zgjodhën të konfirmojnë politikat tona në mandatin e kaluar dhe vendosën që BDI dhe LSDM të vazhdojnë bashkë që ta dërgojmë shtetin tonë përpara.Vota e çdo qytetari është votë për paqë, stabilitet, siguri, orientim euroatlantik të shtetit, menaxhim të suksesshëm me krizën ekonomike-shëndetësore, për ekonominë e rilindur vendore, për vende të reja të punës të paguara mirë, për shtet të së drejtës joselektive dhe veting për të gjithë, për mjedis jetësor të pastër dhe të shëndetshëm, për infrastrukturë funksionale, për kulturë sipas modelit evropian dhe arsim që i përgatit gjeneratat e reja për të tashmen dhe një të ardhme më të mirë u shpreh Grubi .Gjithmonë e kam konsideruar ministrin si shërbëtor të të gjithë qytetarëve, pa dallim të përkatësisë së tyre etnike, gjinisë dhe fesë,as edhe gjuhës, statusit social, shkollimit, religjionit, bindjes politike, aftësive ndryshe, moshës, statusit familjar apo martesor.Unë jam i nderuar t’ju shërbej si Zëvendës Kryeministri i parë në historinë e vendit tonë, pozitë kjo e dakorduar për të garantuar kohezionin e koalicionit qeveritar, koordinimin dhe zbatimin e politikave nga ana e resoreve dhe të kolektivit, por edhe për të zëvendësuar Kryeministrin në mungesën e tij. Këtë kohezion ndryshe, këtë atmosferë pune konstruktive, po e ndjejnë qytetarët dhe miqtë tanë ndërkombëtarë që nga dita e parë. Qytetarët po e besojnë këtë hap të madh drejt barazisë së plotë e cila do të realizohet edhe në 100 ditët e fundit me zgjedhjen e Kryeministrit të parë shqiptarë me mandat të plotë politik deklaroi Grubi

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…