Gostivari gangsta sonte. Ju vërtet jeni bandita ma të mirë në këtë dynja. Kriminela, bandita, shuplaka, kërmilla bretkoca, e kanë bo hallakam vëllezër e motra. Kështu e nisi fjalimin e tij zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi në tubimin përmbyllës të Bashkimit Demokratik për Integrim në Goativar ku u prezantua kandidati për kryetar, z. Nevzat Bejta dhe lista e këshilltarëve.“Sun rin me neve se është i paftë, sepse është i lodhtë, sepse e ka fut Gostivarin në ligë te dytë, Gostivari është i superligës së Ali Ahmetit. Ishte mundu me fotografi, shifeni sonte vëllezër e motra siç është këtu. E kam një lajm ta jap gjysmën e atyre që ishin mbrëmë që votojnë 3-shin me 17-tën se grupi jonë është më i fortë dhe se le ta sjellë kënd ta don sepse Nevzat Bejta është kryetar i ri”, theksoi Grubi.