ASH dhe AA vandalizojnë kulturën

Bashkimi Demokratik për Integrim konsideron që mungesa e ideve, mospasja e proekteve të realizuara nga ta, neglizhimi kronik ndër vite dhe prirja vandale e opozitës shqiptare i neverisë qytetarët dhe është një nga arsyet për dështimet e tyre të një pas njëshme. Ndryshe nga prirjet vandale opozitare, Bashkimi Demokratik për Integrim ndërton teatro, shkolla, spitale, rrugë, çerdhe dhe angazhohet per cilësinë e jetës së qytetarëve duke krijuar vepra të panumërta për ta lehtësuar përditshmërinë e çdo qytetari. Dje teatri kishte festë ku opozita edhe pse e ftuar nuk erdhi për të festuar bashkë, por sot e zbardhën arsyen kryesore për bojkot te festes se aktorëve. Plani opozitar që ta vandalizojnë teatrin në 71 vjetorin e vet dhe në rihapjen e teatrit të rinovuar tërësisht është neveritës. Qytetarët nuk rreshtohen pas grindavecëve, pas vandalëve, pas nihilistëve të cilët nuk kanë asnjë projekt të vetin të realizuar prej që kur ekzistojnë.Bashkimi Demokratik për Integrim do të vijon me politikat konstruktive dhe në përmirësimin e kushteve për një jetë cilësore në të gjitha sferat dhe konsideron që veprimet e tilla opozitare janë dëshmia më e mirë sepse duhet përkrahur ndërtuesi e jo shkatërruesi, krijuesi e jo mohuesi, konstruktivi dhe jo destruktivi.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…