Bashkëpunim i lidhur me QSHAK “Boro Petrushevski”

Drejtori i AZGj-së, Ylber Sela, e vizitoi Qendrën Shkollore të Autokomunikacionit “Boro Petrushevski” – Shkup, ku u takua me drejtorin e Qendrës, z. Goranço Nikollovski dhe ndihmësdrejtorin e qendrës z. Zekirija Zekiri.

Vizita është pjesë e ciklit të rregullt të vizitave të institucioneve, në të cilën u diskutua për shkallën e zbatimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve në punën e Qendrës si institucion publik në Qytetin e Shkupit, e cila kryen veprimtari edukativo-arsimore primare në fushën e komunikacionit, makinerisë dhe autoteknikës, nëpërmjet shkollimit të rregullt dhe me korrespondencë në gjuhën mësimore maqedonase dhe shqipe, portofolio i së cilës përfshin edhe veprimtari të tjera plotësuese.

Krahas aktiviteteve të ndërmarra, të dyja palët konstatuan se janë të hapura dhe të përgatitura për rritjen e bashkëpunimit të ndërsjellë në drejtimin e ngritjes së shkallës së harmonizimit me detyrimet ligjore dhe zbatimin e gjuhëve zyrtare në punën e Qendrës.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…