BDI: 15.9% niveli i papunësisë, arritje e madhe

Bashkimi Demokratik për Intregrim njofton opinionin se si rezultat i politikave dhe masave efikase ekonomike të implementuara nga ana e Qeverisë papunësia në vendin tonë shënon nivelin më të ulët në historinë e vendit, poashtu po zvogëlohet edhe borxhi shtetëror. Të gjitha parametrat statistikore janë dëshmi e qartë se ekonomia po lëviz drejt niveleve stabile dhe më të larta të progresit, kah zmadhimi i aktiviteteve ekonomike dhe hapjes së vendeve të reja të punës. Niveli aktual i papunësisë për momentin është 15.9 % që paraqet njëkohësiht nivelin më të ulët që është shënuar ndonjëherë. Niveli i papunësisë në kuartalin e dytë të këtij viti është më i ulët për 4.8 % në krahasim me të njejtën periudhë vitin e kaluar. Njëkohësisht niveli i punësimit ka rritje prej 1.5 % në tre kuartalet e fundit, respektivisht rritet me dinamikë si para pandemisë. Edhe më tej niveli i punësimit është i lartë tek meshkujt, në nivel prej 55.8 % dhe është shumë afër mesatares së Bashkimit Europian (60%), për dallim nga femra tek të cilat ky nivel është 38.7 %. Me këtë dëshmohet se Qeveria në të cilën bën pjesë aktive edhe Bashkimi Demokratik për Integrim me përkushtim punon për korrigjimin e këtij disbalanci përmes masave aktive të punësimit ku këtë vit për herë të parë po implementohet parimi për përkrahje të punësimit nga Buxheti i shtetit në proporcion 60 % për përkrahje të punësimit të femrave dhe 40 % për përkrahje të punësimit të meshkujve. Edhe një dëshmi për politikave positive ekonomike të Bashkimit Demokratik për Intregrim është edhe zvogëlimi i borxhit shtetëror nga 55.9 % nga PBV në 52 %, zvogëlim prej 3.9 % në krahasim me 30 qershorin e këtij viti, ndërsa paga mesatare në kontinuitet po rritet dhe nga qershori i vitit 2017 është zmadhuar për mbi 6.500 denarë, në 28.744 denarë.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…