BDI: 600€ euro rrogë për infermierët dhe mësuesit

Të nderuar,
Plani im i veprimit 100 ditor përmbyll 25 masa konkrete për të
përmirësuar barazinë dhe standardet e jetesës për të gjithë qytetarët e
Maqedonisë së Veriut. Shëndetësia është një nga shtyllat më të
rëndësishme të një shoqërie dhe veçanërisht në kohë pandemie. Ju, mjekët
dhe infermierët, keni qenë ata që jeni figurat kryesore dhe më të
ekspozuarit në vijën e parë të luftës sonë kundër COVID-19.
Dua të shpreh respektin tim të thellë dhe mirënjohjen e të gjithë
qytetarëve. Jeni pikërisht ju mjekët dhe infermierët që mbroni shëndetin
tonë edhe kur vendi por edhe i mbarë globi është përfshirë nga një
krizë, përkatësisht pandemi.
Prej shpërthimit të krizës me virusin CORONA, punonjësit shëndetësor u
kthyen në qendër të vëmendjes dhe me këtë rast i gjithë vendi ynë u
është mirënjohës për punën tuaj. Ju jeni ata, që rrezikoni shëndetin
tuaj për të ruajtur shëndetin tonë dhe për të trajtuar sistematikisht të
prekur të ri nga ky virus. Po, shoqëria jonë tashmë si asnjëherë më parë
po tregon respekt ndaj punës suaj të palodhshme.
Është e vërtet se mjekët dhe infermierët janë heronjtë tanë! Por
respekti ndaj tyre dhe vetëm një shtrëngim duarsh nuk mjafton për të
vlerësuar punën e tyre, angazhimin e këtyre heronjve të heshtur të
shoqërisë sonë. Një nga veprimet e mia të para si Kryeministër është
ngritja e pagës minimale për infermierët për 50 për qind d.m.th në 600
euro. Kjo nuk është vetëm një shenjë respekti për kontributin tuaj të
rëndësishëm, por është thjesht një pagë që ju e meritoni për kontributin
tuaj që jepni për shoqërinë tonë, është thjesht një pagë e merituar për
angazhimin dhe guximin për punën tuaj të palodhur gjatë 24 orëve.
Paga më e lartë për infermierët, nuk do të thotë vetëm përmirësim i
standardit të jetesës për ju, por është një deklaratë që ne jo vetëm që
vlerësojmë punën tuaj, por dëshmojmë që duam njerëzit më të mirë e të
vyeshëm që punojnë dhe kujdesen për shëndetin tonë.
Për infermierët në veçanti, ata janë gjithashtu një pjesë e rëndësishme
e shoqësirë, përkatësishtë sistemit shëndetësor dhe me këtë hap tonin,
përmes rritjes së pagës mujore dhe për këtë kategori shumë të
rëndësishme ne kontribuojmë që ata t’i mbajmë në vendin tonë.
Infermierët kanë mundësi punësimi në të gjithë Evropën siç e dimë dhe
kemi parë tashmë dhe shumë prej tyre kryesisht infermiere të reja po
migrojnë jashtë vendit, normalisht për pagë më të mirë dhe shanse më të
mira jetese. Ju i nderuar staf mjekësor e dini këtë, puna juaj kërkohet
në të gjithë botën. Dhe për të qenë i sinqertë – me atë që u është
paguar deri më tani, ne duhet të jemi më shumë sesa thjesht mirënjohës,
për faktin që vendosët të qëndroni këtu në Maqedoninë e Veriut për të
ndihmuar popullin tuaj, vëllezërit dhe motrat tona.
Ne, si Qeveri e radhës, unë si Kryeministër do t’ju ofrojmë një rrogë
prej 600 euro në muaj, me të cilën shpresojmë se ju do të mund të keni
një jetë të mirë në vend dhe të ndërtoni një të ardhme tuajën të sigurt
pikërisht këtu në Maqedoninë e Veriut dhe jo diku në perëndim.
Ky premtim nuk do të realizohet jo brenda mandatit tim si kryeministër,
jo vitin tjetër, por brenda 100 ditëve të para të Qeverisë në drejtimin
tim si Kryeministër shqiptar i cili për herë të parë do të marr këtë
post.
Ne do të investojmë në pajisje dhe infrastrukturë në institucionet
shëndetësore me qëllim që të garantojmë kushte më të mira të në fushën e
shëndetësisë dhe shërbim më cilësor dhe të shpejtë për qytetarët tanë.
Por faktori më i rëndësishëm në kujdesin shëndetësor jeni ju mjekë dhe
infermier të nderuar. Ne duhet t’ju sigurojmë gjithçka që ju nevojitet
për punën tuaj të shkëlqyeshme, me kushte të drejta pune dhe një pagë të
mirë. Ne kemi nevojë për ju, mjekë dhe infermierë, që ju të kujdeseni
për shëndetin tonë, të kujdeseni për pleqtë, fëmijët tanë por edhe për
ne. Faleminderit që keni qenë dhe po vazhdoni të qëndroni në krye të
detyrave tuaja për ne në këtë periudhë pandemi, e cila jo vetëm
Maqedoninë e Veriut por ka kapluar mbarë botën.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…